“Shërbim ndaj publikut”, ekspertët vlerësojnë sondazhin e Euronews Albania dhe MRB

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të ftuar në studion e “Ilva Now”, ekspertë nga fusha të ndryshme vlerësuan pesë sondazhet e prezantuara përgjatë katër muajsh në emisionin “Barometri Politik”. Këto sondazhe që pasqyruan opinionin publik në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, ishin në përputhje thuajse të plotë me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Gazetari Neritan Sejamini tha e vlerëson sondazhin e bërë nga Euronews Albania në bashkëpunim me MRB për faktin se ka hulumtuar saktë opinionin publik dhe këtë opinion e ka ilustruar në mënyrë të qartë për audiencën.

“Ka qenë një punë e mirë pjesa e hulumtimit dhe pjesa e kërkimi të opinionit publik, po ka qenë një punë fantastike edhe mënyra se si është paraqitur sondazhi, ilustrimet, grafikët kanë qenë lehtësisht të kuptueshme”, u shpreh z. Sejamini.

Në lidhje me diskutimet e bëra ndërmjet analistëve, gazetarëve dhe politikanëve, z. Sejamini tha se kanë qenë të qytetëruara dhe me një gjuhë teknike dhe të thjeshtë në mënyrë që të kuptohen nga mbarë publiku.

“Kanë qenë nga diskutimet më civile, më të informuara, më teknike dhe në gjuhën më të thjeshtë që mund të jetë gjendur në një studio televizive ku debatet përfundojnë në përplasje”, u shpreh Neritan Sejamini.

Z. Sejamini shtoi se këto sondazhe ka qenë thellësisht informative dhe në shërbim ndaj publikut.

Pedagogia Jonila Godole tha se sondazhi i Barometrit Politik qëlloi të jetë i saktë dhe nëse Euronews Albania dhe MRB do të keNë të njëjtën saktësi edhe në një rast të dytë, atëherë në zgjedhjet pasardhëse ky do të jetë sondazhi më i kërkuar.

“Qëlloi i saktë, Mbase ngaqë është herë e parë, mund të jetë dhe rastësi. Duhet parë te një sondazh i dytë, më pas besoj se në zgjedhjet e tjera do jetë më i kërkuari”, u shpreh znj. Godole.

Pedagogia Edlira Gjoni, nga ana e saj, tha se nuk është e zakonshme që në një sondazh të gabojë kaq pak, duke i mëshuar profesionalizmit të këtij sondazhi.

“Të gabosh kaq pak, të gjithë faktorët i kishit kundër, edhe pikëpyetjet që ishin, sepse menjëherë sulmohej metodologjia, por bravo ishte profesionale”, tha Edlira Gjoni.

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku u shpreh se sondazhi i Euronews Albania ka ndikuar te çmitizimi i zgjedhjeve prej mitit të sulmit që i bëhet nga pala humbëse për rezultatin e tyre. Ai tha se kjo prirje e bën më të shëndetshëm dhe besueshëm procesin zgjedhor, duke shtuar se sondazhet që bazohen në matje shkencore duhen bërë trend.

“Padyshim se sondazhi që keni realizuar është shumë i dobishëm për të na futur në këtë trend te një politikë publike e cila nuk bazohet te opinionet por te një matje shkencore,” – Arbjan Mazniku.

Adri Nurellari tha se pavarësisht skepticizmit fillestar, ky sondazh ka provuar se nuk ka pasur njëanshmëri apo përzgjedhje, por të vërteta që përputhen.

“Do të ishte shumë e mirëpritur që kjo praktikë të bëhet njëlloj barometri, kam pasur një lloj frike për dy elemente që ndodhin në sondazhe, njëanshmëria, selektiviteti i atyre që marrin pjesë  dhe se në Shqipëri mund të ketë njerëz që bashkëjetojnë me të vërteta që nuk përputhen, por ky sondazh ka treguar se shqiptarët janë më të sinqertë se sa e kisha menduar unë dhe kjo më entuziazmon”, tha Adri Nurellari duke e cilësuar këtë si evoluim të shoqërisë shqiptare.

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER