Analistët diskutojnë mbi mundësinë e hapjes së negociatave me BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nëse Komisioni Evropian do të merret parasysh si rekomandim nga samiti i liderëve evropianë, mund të shkojmë drejt çeljes së bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Këtë mundësi të Shqipërisë, analistët në studion e “Ilva Now” e kanë komentuar, duke thënë gjithashtu nëse kjo do të ndikonte në situatën aktuale politike në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ylli Manjani tha se për hapjen e negociatave se do të sillte vetëm përfitime për të gjitha palët politike, por edhe për ekonominë dhe Shqipërinë në tërësi.

“Shqipërisë i bën mirë hapja e negociatave, akoma më tepër nën kërcënimit politik të Lindjes edhe Turqisë. Ne kemi nevojë për një dritare shumë të madhe që është dritarja e BE. Vetëm mirë u bëhet të gjitha palëve”, tha Ylli Manjani.

Gerta Meta, tha nga ana tjetër se mundësia e hapjes së negociatave është një hap pozitiv, mirëpo sipas saj, paraprakisht duhen ndërmarrë hapa për të hetuar mbi transparencën e zgjedhjeve të 25 prillit, duke përfshirë këtu edhe rishikimin e votave të pavlefshme.

“Është mesazh pozitiv. Reforma zgjedhore është një reformë që nuk u mbajt e premtuar sikur u tha. Sistemi zgjedhor duhet riparë. Duhet parë edhe cilat ishin shkaqet reale për pasjen e pavlefshmërisë së fletëve”, tha Gerta.

Endrit Shabani, nga Nisma Thurje, tha se hapja e negociatave me Shqipërinë është një procedurë që BE për arsye të brendshme duhet të ndërmarrë këtë periudhë.

“BE po nxiton për të mos e mbyllur një herë e përgjithmonë këtë derë, pasi ka zhvillime politike edhe atje”, tha Endrit Shabani.

Ndërsa Aleksandër Çipa tha se nisja e bisedimeve me BE e nënshtron klimën politike ndaj një auditori të ri dhe më të faktorizuar se ç‘është momentalisht.

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER