Çipa: Opozita duhet të jetë e bashkuar përballë pushtetit, loja individuale i dëmton

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisti Aleksandër Çipa tha për gazetaren Ilva Tare se opozita nuk duhet ta analizojë rezultatin e 25 prillit si fat të një 1 apo 2 liderëve, pasi kjo sipas tij është një riciklim i historisë politike të tranzicionit në Shqipëri.

Gjëja më e mirë për opozitës në këtë moment, tha z. Çipa, është të dakordësojë mendimet dhe të mos përfshihet në lojërave individuale që dëmtojnë vetëm atë.

“Duhet të jenë të përgatitur për rivalitet me një pushtet që nga numrat nuk ka rivalë. Opozita duhet të japë provën e përfshirjes në jetën institucionale ku mungon prej kohësh”, tha z. Çipa.

Sa i përket LSI sipas tij kemi ka një problem të lidershipit.

“Me korrespondencë nuk mund të qeveriset një parti, është naive të thuhet se nuk ka pushtet presidenti mbi këtë parti. Tek LSI kemi një kazus tjetër, pasi thotë se ka  marrë mbi 100 mijë vota dhe ka 4 mandate dhe kjo është një padrejtësi”, u shpreh analisti.

Lexoni gjithashtu:

Aleksandër Çipa dhe Ylli Manjani nxjerrin dy gabimet kryesore të opozitës më 25 prill

Ylli Manjani: Meta ka vënë një bast publik, duhet të japë dorëheqjen

Endrit Shabani tregon se si sistemi aktual zgjedhor i tjetërson votat e shqiptarëve pa u numëruar fare

Klima zgjedhore, Gerta Meta: Shqiptarët mbajnë mëri me familjen dhe jetën e japin për partitë

 

 

 

 

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER