Në “Ilva Now”: Si ndalet dhuna ndaj të miturve dhe grave?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në “Ilva Now” diskutohet sot rreth çështjes tejet të ndjeshme ditët e fundit të abuzimeve ndaj të miturve. Nëse duhet të forcohen dënimet penale për dhunën dhe përdhunimet, cila duhet të jetë qasja e shoqërisë dhe shtetit ndaj këtyre rasteve.

Aktivistja Elga Mitre tha se abuzimi ndaj grave dhe të miturve nuk mund të ndalet duke protestuar çdo ditë, por duhet arritur duke ndryshuar gjithsecili sjelljet. Ajo këmbënguli se duhen shtyrë dhe inkurajuar denoncimet dhe forcuar më tej ndëshkimet e abuzuesve, pasi rastet përsëriten.

Lexo më shumë: Elga Mitre: Dhunës ndaj vajzave dhe grave nuk i jepet fund me një protestë

Drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri CRCA, Altin Hazizaj, theksoi se në vendin tonë “nuk ka barazi burrë-grua”. Sipas Hazizajt në shoqërinë shqiptare nuk ekziston kultura e reagimit dhe ndëshkimit përballë rasteve të dhunës. Ai tha se reagimi duhet të jetë i vazhdueshëm dhe “duhen treguar me gisht problemet që duhet, dhe jo vetëm rastet”.

Lexo më shumë: Altin Hazizaj: Ëndërrojmë barazinë burrë-grua, por në Shqipëri kjo nuk ekziston

Për psikiatrin Neli Demi në Shqipëri “veprohet në rolin e zjarrfikëses” për dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe reagimet janë gjithmonë pas ngjarjeve. Ai shpjegoi se dhuna seksuale dhe psikologjike bazohet tek patriarkalizmi dhe se në tërësi dhunuesit janë vetë të dhunuar nga një moment i caktuar në jetën e tyre.

Lexo më shumë: Neli Demi zbulon dy rrënjët kryesore të dhunës seksuale në Shqipëri

Sociologu Gëzim Tushi thotë se abuzimet seksuale ndaj të miturve ndodhin për arsye të ndryshme, por një prej tyre është mungesa e komunikimit në familje. Sipas tij, detyra prindërore është që t’u mësojnë fëmijëve kulturën e denoncimeve nëse vërejnë se bien “viktimë” e ngacmimeve seksuale.

Tushi tha se nivel i lartë i pedofilisë duhet trajtuar si “turp kombëtar”, ndërsa kritikoi institucionet shtetërore me argumentin se nuk kanë bërë sa duhet për parandalimin e sulmeve seksuale.

Lexo më shumë: Tushi për abuzimet ndaj të miturve: Ky nivel i lartë i pedofilisë duhet trajtuar si ‘turp kombëtar’

Pedagogia Iris Luarasi tregoi se për të luftuar krimet seksuale dhe abuzimin ndaj fëmijëve shoqëria civile ka nxitur ndryshimet ligjore të cilat janë kaluar në Kuvend për t’u miratuar. Ajo tha se ndryshimet e propozuara krijojnë për herë të parë një regjistër publik të të dënuarve për abuzime.

Lexo më shumë: Iris Luarasi: Projektligji për regjistrin publik me të dënuarit për krime seksuale është gati për në Parlament

Për aktivisten Elga Mitre një nga stereotipet që nxit dhunën në Shqipëri është edhe koncepti i përgjithshëm se si e shohin burrat shqiptarë gruan. Ajo tha se emancipimi i shpejtë grave po i intimidon burrat duke i shtyrë ata edhe në sjellje agresive.

Lexo më shumë: Aktivistja Elga Mitre: Emancipimi i grave po intimidon burrat, por tabutë duhen thyer

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER