Agron Shehaj: Kontributi im do të vazhdojë, s’do nxis asnjë përçarje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj shprehet se në përfundim të garës brenda partisë nuk do të ketë asnjë përçarje. Ai theksoi se synimi kryesor i tij është që PD të bëhet parti e parë në Shqipëri.

“Do punoj për PD, tani jam i fokusuar për zgjedhjet brenda PD. Jam optimist se do t’i fitoj, por këtë do ta vendosin demokratët. Pas këtij procesi kontributi im do të vazhdojë. Për sa varet nga unë nuk do të vijë asnjë përçarje”, deklaroi z. Shehaj.

“PD mund të forcohet dhe mund të jetë parti e parë në Shqipëri dhe mbi këtë gjë do të përqendrohem dhe punoj”, shtoi ai.

Sipas Agron Shehajt një bashkëpunim i mundshëm me mazhorancën qeverisëse do të ishte vetëvrasje për PD.

Kandidati fitues për deputet në zgjedhjet e 25 prillit thotë se kjo mund të arrihet duke ofruar një alternativë të diferencuar pasi qartazi ajo që ofron Edi Rama është “e korruptuar”.

Z. Shehaj deklaroi gjatë intervistës në “Ilva Now” se “demokratët duan dikë që t’u dali për zot” dhe t’i udhëheqë drejt fitores.

“Duan dikë që t’i çojë drejt fitore dhe jo të justifikohet jo ka ndodhur kjo apo ajo. Demokratët kanë sakrifikuar dhe duan fitoren, shqiptarët duan ndryshimin. Nuk mjafton që të themi do të fitojmë se do të vijë rrotacioni natyrshëm. Duan ndryshim por duhet t’i frymëzojmë dhe të na besojnë.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER