Agron Shehaj: PD-së i nevojitet një kryetar më demokrat dhe që i përfshin më tepër anëtarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, tha në “Ilva Now” se Partia Demokratike ka nevojë të forcohet dhe të kthehet në një parti që përkrah demokracinë dhe meritokracinë. Ai tha gjithashtu se PD-ja duhet të punojë që të ofrojë njerëz të fortë rreth saj.

“Unë mendoj se ne duhet të forcojmë PD-në, arsye të jashtme ka pafund. Ne duhet të rrisim mbështetjen tonë te elektorati. Duhet të bashkojmë PD-në, të afrojmë rreth saj njerëzit më të fortë dhe më të zotë. Duhet ta bëjmë PD-në më demokratik dhe më meritokratike. Duhet të vlerësojmë meritën brenda PD-së”, u shpreh z. Shehaj.

Agron Shehaj tha se struktura e PD-së duhet të përfshihet më tepër në vendime dhe të zgjedhë kandidatët e ardhshëm me parimin një anëtar, një votë.

“Struktura e PD-së duhet të përfshihet në vendime. Anëtarët e PD-së duhet të zgjedhin kandidatët  e ardhshëm të PD-së, jo me sistemin kë nuk do, por me sistemin një anëtar, një votë”, u tha Agron Shehaj.

Z. Shehaj tha se PD-së i nevojitet një kryetar më demokrat, më përfshirës, që mendon dhe punon për interesin e anëtarëve të partisë.

Ai foli edhe për rezultatin e tij pozitiv në zgjedhjet e 25 prillit ku grumbulloi rreth 13 mijë vota, duke theksuar se ka punuar për Partinë Demokratike dhe jo për të marrë vota personale.

“Votat që kam marrë nuk i kam marrë me vete për t’i çuar në shtëpi, por i ka marrë PD-ja. Kandidatet për deputetë që kanë marrë më shumë vota duhet të vlerësohen dhe jo t’iu bëhet gjyqi pse kanë marrë më shumë vota. Kjo është absurde dhe tregon se si nuk duhet drejtuar PD-ja”, u shpreh z. Shehaj.

Ai tha se nëse të gjithë do të kishin punuar as sa punoi ai për të mirën e PD-së në zgjedhje, atëherë rezultati do të ishte më i kënaqshëm, aq sa mund të ishin fituar edhe zgjedhjet nga PD-ja.

“Nëse të gjithë do kishin punuar dhe do kishin rritur rezultatin që arrita unë në zgjedhjet e fundit, do të kishin më shumë shanse që PD-ja të ishte në pushtet, dhe Basha kryeministër. Unë kam punuar për PD-në, që PD-ja të fitojë zgjedhjet dhe kryetari i PD-së të bëhej kryeministri i Shqipërisë. Unë kam punuar me përkushtim siç ka punuar të gjithë demokratët”, tha Agron Shehaj.

 

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER