Edith Harxhi sqaron pse iu refuzua posti i ambasadores në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi sqaroi për gazetaren Ilva Tare pse emri i saj nuk u dekretua për postin e ambasadores në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2005.

Znj. Harxhi tregoi se emri i saj ishte propozuar për këtë post nga kryeministri i kohës, Sali Berisha por kishte hasur në kundërshtimin e përfaqësuesve të opozitës në komisionin e jashtëm, të cilët e shihnin figurën e saj tepër të përfshirë politikisht për të përfaqësuar Shqipërinë në SHBA.

“Argumentet kundërshtuese lidheshin me faktin që nuk kisha staturën politike dhe isha e re në moshë. Kundërshtia ka filluar nga grupi parlamentar i PS, sidomos ata në komisionin e jashtëm. Më tej ata përçuan shkresën tek presidenti i kohës, Alfred Moisiu, duke mos e aprovuar kandidaturën time.

Në dhjetor të 2005, presidenti i çoi një shkresë zyrtare kryeministrit Berisha në të cilën i thoshte se nuk do ta dekretonte emrin tim për postin e ambasadores, sepse nuk kisha staturë politike dhe isha shumë e re, edhe pse unë isha në moshë madhore dhe me një përvojë të pasur diplomatike”, shpjegoi znj. Harxhi.

Në këtë kontekst, ajo mohoi të ketë ndonjë ‘non grata’ për të nga SHBA, teksa theksoi faktin se ajo ishte zyrtarja e parë e qeverisë Berisha që vizitoi SHBA në fillim të 2006 me ftesë të DASH.

Si një nga katër kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, Edith Harxhi e cilësoi të pabarabartë dhe jotransparente garën e brendshme brenda PD.

Sipas znj. Harxhi, fakti që ajo nuk ndiqet nga ekipi i shtypit të PD në garën për kreun e partisë dhe fakti që në faqen në Facebook të PD publikohen vetëm takimet e Bashës e ilustron më së miri këtë.

“Makineria e PD nuk mund të punojë vetëm për një kandidat, që është në fakt kryetari i saj.

Por në takimet e mia unë kam vërë re diçka shumë të rëndësishme, se demokratët janë ata që mund të sjellin ndryshimin dhe ndryshimi mund të fillojë më 13 qershor”, tha znj. Harxhi.

E pyetur nga gazetarja Ilva Tare se çfarë e bindi të kandidojë për kryetare të PD, znj. Harxhi u shpreh se e para ishte kërkesa e Grupit për PD, që menduan se ajo ishte një nga figurat me më tepër shanse për ta fituar këtë garë, por edhe një vendim i saj personal.

“E kisha menduar prej kohësh rikthimin në politikën aktive, për arsye se kam parë gjithë këto vite një situatë të trishtë, me disa politikanë që e kanë mbajtur peng Shqipërinë dhe pjesa e më e madhe ishin burra, dhe mendova se ky ishte momenti për t’i sjellë vendit një epokë të re, një vizion të ri”, tha znj. Harxhi.

Ajo mohoi zërat se nuk ka teserë të PD, madje shtoi se ka edhe teserën e parë të partisë të vitit ‘91, ndërsa theksoi se angazhimi i saj në PD ka qenë i njëjtë që prej ’91, me shkëputje të vogla për arsye studimore, periudha gjatë të cilave siç tha, ka qenë gjithë kohës në kontakt me z. Berisha.

 

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER