Fatbardh Kadilli: Berisha është i distancuar në garën brenda PD

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidati për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se gjatë 8 viteve në opozitë, kreu i PD Lulzim Basha është tërhequr nga të gjitha kauzat.

Ai përmendi protestën e Astirit, protestën për taksën e Rrugës së Kombit dhe protestën për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas Kadillit, PD duhet të ketë kauza të bazuara në programin e saj pasi nëse braktis në mes protestat atëherë humb besimin e publikuar.

“Partia duhet të jetë e vërtetë dhe njerëzit nuk të besojnë dhe prandaj të shkëmbejnë me një thes miell, 50 apo 200 euro. Njerëzit nuk janë budallenj”, deklaroi z. Kadilli.

Fabardh Kadilli foli dhe për një “moskuptim” mes PD dhe ndërkombëtarëve. Kjo situatë tha ai është krijuar që prej vitit 2015 dhe ka ardhur për shkak të qëndrimeve të paqarta që z. Basha ka mbajtur me partnerët.

Çfarë ka ndodhur me këtë parti? Me ndërkombëtarët nuk flitet me ‘pjo’ por me po ose jo. Me ata merr kosto më të madhe se sa t’i thuash pjo Fatbardh Kadillit”, tha ai.

Për rolin e liderit historik, Sali Berisha në këto zgjedhje brenda PD, z. Kadilli tha se ndryshe nga herët e tjera ka një rol të distancuar.

“Nuk besoj se ka një preferencë sepse qartazi këtë herë është shkëputur, është një gjë që ndihet nga sjellja e tij dh fjalori i tij”, tha ai.

Ndërsa për shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tha se këtë çështje do të duhet ta zgjidhë në rrugë private.

“Z. Berisha e ka mundësinë synimin dhe etikën për ta zgjidhur privatisht këtë çështje. E ka shmangur përfshirjen e PD, atij i dhimbset PD më shumë se sa Basha dhe jam i bindur se kjo është pasoja e ‘pjo’-ve të tij. Berisha nuk i ka kërkuar as njëlloj mbrojtje PD-së”, përfundoi z. Kadilli.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER