Fatbardh Kadilli: Në manifestin tim politik kërkoj një parti më të madhe se kryetari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli, paraqiti në “Ilva Now” pikën kryesore të manifestit të tij politik. Parimi themelor i këtij manifesti është që të krijohet një parti më e madhe se kryetari i saj. Për z. Kadilli duhet të jetë anëtarësia ajo që duhet të zgjedhë kandidatët për deputetë për pas katër vitesh, si edhe të jetë pjesëmarrëse në vendimet kryesore të partisë.

“Unë në manifestin tim politik kërkoj një parti më të madhe se kryetari. Partia të jetë e fortë te anëtarët dhe jo në zyrën e kryetarit. Anëtarësia të zgjedhë për çdo KZAZ që sot, me një anëtar një votë, kandidatët për deputetë për pas katër vitesh. Po i zgjodhën vetë njerëzit, ata të jenë më të motivuar”, u shpreh z. Kadilli.

Ai tha se pushtetin, sipas tij, nuk duhet ta ketë kryetari, pasi ky i fundit mund të jetë subjektiv me preferencat e tij ndaj anëtarëve, gjë që bën që një pjesë e anëtarëve të partisë që nuk janë të preferuarit e kryetarit, të jenë pasivë.

“Pushtetin nuk duhet ta ketë kryetari, sepse një pjesë nuk i do, apo nuk i ka qejf kryetari,. Partia funksionon me dashurinë apo simpatinë e kryetarit, dhe tulatet pjesa që nuk ka simpatinë e kryetarit. Partia zvogëlohet, kemi një parti që është e madhe por jo e gjitha është operacionale. Partia bëhet më e madhe kur pushtetin e kanë anëtarët”, tha Fatbardh Kadilli.

Z. Kadilli tha se kryetari i një partie lidhet ngusht me pushtetin që ka, ndaj e ka të vështirë për ta lëshuar.

“Çdo kryetar ka dashur të ketë monopolin. Ata nuk kanë dashur ta lëshojnë”, tha ai.

Fatbardh Kadilli tha se kandidatët për deputetë nuk duhet të zgjidhen në minut të fundit, por duhet të kenë zyrën e tyre për të përgatitur terrenin përpara zgjedhjeve.

“Të zgjedhin deputetin e tyre, jo në minutin e fundit, që ai të ketë katër vite për të punuar, të mbledhë energjitë njerëzore, propozimet e shoqërisë, të lidhë interesat e njerëzve”, u shpreh z. Kadilli.

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike tha gjithashtu se nëse ai zgjidhet, atëherë do të inkurajojë karrierën e anëtarëve brenda partisë. Ai tha se në këtë mënyrë anëtarët e partisë janë më të bashkuar dhe nuk kanë arsye për t’u larguar nga partia, pasi ndihen të motivuar.

“Ajo që propozoj unë që e zmadhon partinë është që të mos i pengohet kujt karriera. Manifesti im politik i garanton karrierën gjithkujt. Secili ka lidershipin e vet. Kjo i bashkon anëtarët e partisë. Nëse kishim të pakënaqur dhe krijuan partitë e tyre, pse? Sepse në një moment të caktuar nuk e gjeten veten”, u shpreh z. Kadilli.

“Ata e kanë garën jo me kryetarin e partisë por me kryetarin”, shtoi ai.

Pyetjes së gazetares Ilva Tare nëse anëtarët e PD-së e kanë pritur mirë propozimin për karrierë të lirë brenda partisë, z. Kadilli iu përgjigj duke thënë se pavarësisht se disave u është dukur diçka e pamundur për shkak të mënyrës se si janë mësuar ta shohin kryetarin, të tjerët e kanë mirëpritur.

“Ka reminishencë të asaj sjelljes së nënshtrimit që janë mësuar të vijë nga lart urdhri por shumica dërrmuese janë të gëzuar dhe më pyesin nëse vërtetë do e bëj” u shpreh z. Kadilli.

Pasi të krijohet një parti më e madhe se kryetari, z. Kadilli tha se hapi i radhës është krijimi i një partie më të madhe se vetvetja.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER