“Garën në PD e solla unë”, Fatbardh Kadilli: Pasi të ndryshoj partinë, do ndryshoj Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha për gazetaren Ilva Tare se ai ishte i pari që hapi garën brenda PD teksa shpalli hapur kandidimin për kryetar menjëherë sapo mbaruan zgjedhjet e 25 prilli të cilat e djathta i humbi.

Z. Kadilli u shpreh se me gjithë skepticizmin me të cilin u pritën në fillim kritikat e tij ndaj kryedemokratit Basha menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve, tashmë kjo situatë ka ndryshuar.

Ai shprehu bindjen se kryetari aktual është plotësisht i sfidueshëm në këtë garë.

“Po të mos ishte Basha i sfidueshëm nuk do e shkurtonte me 2/3 afatin e garës. Shume njerëz më quajtën tradhtar kur i kërkova që të ikte pas humbjes së zgjedhjeve, sot kjo situatë ka ndryshuar,

Garën e solla unë, sado e pabarabartë, në PD sot ka garë’, tha z. Kadilli.

Teksa shprehu besim të plotë në fitoren e tij në këtë garë, z. Kadilli theksoi se me manifestin e tij synon të ndryshojë PD, në mënyrë që më tej të ndryshojë Shqipërinë.

“Ajo që kam shkruar në këtë manifest është akumulimi i përvojës 30-vjeçare dhe në politikë kam mbajtur shënime. Jam munduar të heq gjithçka që është abuzuese në politikë. Unë me këtë manifest ndryshoj PD dhe më tej ndryshoj Shqipërinë. Nesër në pushtet, pushtetin do ta kenë qytetarët”, tha kandidati për kryetar të PD.

 

 

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER