Pse PD-ja i humbi zgjedhjet? Edith Harxhi “gjen gabimin” tek LSI dhe Basha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidatja në garë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike Edith Harxhi beson se do të fitojë përballë kundërshtarëve në zgjedhjet e 13 qershorit.

E pranishme në studion e “Ilva Now”, znj. Harxhi theksoi se pavarësisht faktit se çfarë do të prodhojnë zgjedhjet brenda partisë, ajo do të vijojë të japë kontribut për reformimin e thellë të Partisë Demokratike.

“Unë kam qenë shumë bashkëpunëtore e ngushtë e kryetarin aktual të PD dhe nuk mendoj se për asnjë moment nuk do të bashkëpunoj me cilindo që do jetë fituesi, pavarësisht se unë gjykoj se do jem fituesja në këtë garë. Por, nga ana tjetër unë do të vijoj më grupin “Për PD-në”, do të vijojmë angazhimin tonë për reformimin e thellë, programi im flet për reformim. Do jemi shumë aktivë, grupi do ekzistojë dhe do jetë shumë i fuqishëm në kërkesën për reformim të thellë të PD dhe për një vizion të ri”, tha Harxhi.

Ajo komentoi edhe aleancën mes PD-LSI, ndërsa tha se pjesa që i ndan këto dy parti është programi.

Sipas saj, Partia Demokratike është parti, e cila e ka dëdhmuar se e potencialin të fitojë e vetme përballë Partisë Socialiste.

“PD është parti që duhet të fitojë vetëm, duhet të garojë vetëm dhe të fitojë vetëm. Aleancat pos zgjedhore janë aleanca, të cilat janë të mundshme për qëllime të caktuar, por unë mendoj se PD ka fuqinë ashtu siç e ka pasur edhe më herët që të fitojë e vetme në vend. Duke parasysh parasysh programin e LSI, por pa e paragjykuar fare LSI, natyrisht ne kemi një ndarje programore. Ne duhet të fusim partinë në shinat ideologjike të djathta, sepse partia ka shkarë në social-demokraci, drejt qendrës. Programet tona nuk përputhem, për veç qëllimit për të larguar Ramën”, tha ajo.

Znj. Harxhi tha se djegia e mandateve rezultoi një hap i gabuar, pasi ky akt shtoi ajo nuk u shoqërua me aksione masive popullore, që të rrëzonin qeverinë Rama.

“Me djegien e mandateve deri diku mund të pajtohesha, por vetëm  me një arsye nëse do mbaheshin pretimet për rrëzimin e Ramës. Për të bërë një aksion opozitar të fortë, por ky aksion e shihja se nuk mund të bëhej nga z. Basha, sepse nuk kishte fuqi për të ngritur masën e plotë”, tha Harxhi.

Gazetarja Ilva Tare kërkoi nga znj. Harxhi të listonte arsyet, të cilat sipas saj çuan në humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Ka pasur një masakër elektorale, por kjo nuk ka ndodhur në ditën e zgjedhje, kjo ka ndodhur para zgjedhjeve. Kjo ka qenë një masakër e mirëmenduar dhe sofistikuar se në 2017, sepse mendoj se ka pasur më shumë pare në qarkullim për të bërë të mundur atë fitore të PD, por nga ana tjetër PD nuk arriti të bindte elektoratin gri. PD nuk arrit të bindi mjaftueshëm njerëz nuk krijoi frymën e duhur, për të bërë një fitore plebishitare siç shite ajo e 2015, këtu mendoj se ka të bëj edhe lista”, tha ajo.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER