Drejtuesja e AZHBR-së: Bujqësia na shpëtoi në epidemi, fermerët janë të interesuar për grante

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtorja e Agjencisë për Zhvillimi Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca thotë se fermerët shqiptarë janë të interesuar për të përfituar sa më shumë nga skemat e Programit për Zhvillim Rural.

“IPARD II ka 310 kontrata të firmosura, ka 189 pagesa të kryera, që do të thotë investimet, të cilat janë të realizuar dhe janë në eficencë të plotë. Kanë punësuar njerëz dhe kanë sjellë zhvillim në zonat malore dhe zonat e thella. Ne nuk do kemi problem më me thithjen e fondit. Interesi i fermerëve ka qenë kaq i lartë për të përfituar grante, sepse sektori bujqësor shihet me një potencial shumë të lartë kthyeshmërie dhe përfitueshmërie dhe ata [fermerët] kanë rendur të përfitojnë nga programi. Grantet për fermerët janë falas, nuk janë kredi të buta janë para publike nga taksat e shqiptarëve dhe qytetarëve evropianë, sepse 25% e fondeve janë nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër janë fonde të BE, të cilat shkojnë për zhvillimin rural të Shqipërisë”, tha ajo.

E pranishme në “Ilva Now”, znj. Krifca theksoi se në kuadër të “Javëve të Evropës” bashkë me përfaqësuesit e BE-së kanë udhëtuar në 21 bashki të vendit për të promovuar punën dhe suksesin e fermerëve, të cilët kanë përfituar nga programet e IPARD.

“Suksesi është i fermerëve shqiptarë padiskutim, sepse ata janë që i janë përgjigjur thirrjes së shtetit shqiptar dhe kontributit të BE, i cili ka mundësuar që këto investime të kryhen. Na janë bashkuar me ne të gjithë fermerët që kanë përfituar nga programi IPARD-Programi për Zhvillimi Rural në Shqipëri, ku fermerët përmes modelit të investimit mund t’u thoni fermerëve të tjerë të investojnë në bujqësi, se si e kanë kryer këtë proces dhe të dëshmonin përmes historive të tyre se si është arritur suksesi”, tha ajo.

Sipas saj, ideja kryesore është që përmes programeve mbështetësve të rritet punësimi dhe zhvillimi në zonat rurale.

“Thelbi i programit është të ketë punësim dhe zhvillim. Deri tani s’kemi pasur nevojë të kthejmë fondet mbrapsht, sepse dëshmohet se serat janë në punë”, theksoi ajo.

Gazetarja Ilva Tare pyeti znj. Krifca nëse Shqipëria përfiton fonde shtesë pasi të vendoset mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE, ajo bëri këtë koment:

“Dje u miratua IPA III , rreth 14 bilionë euro, i kalojnë vendeve të para aderimit; Shqipërisë, Serbisë, RMV, Kosovës, Bosnjë Hercegovinës dhe ky është lajm i mirë se kjo është shumë më e madhe se sa kishte IPA II. Ne duhet të përthithim sa më shumë fonde. Nuk është ndarë ende buxheti, por unë jam e sigurt se Shqipëria do ta dëshmojë efikasitetin. Ne aktualisht mbulojmë katër masa, që janë investimet në fermë, që kanë të bëjmë me rritje e prodhueshmërisë, që nga serat, fermat blegtorale, investimet në përpunim. Ne duam të rrisim kapacitetet përpunuese”, tha ajo.

Ajo theksoi se sektori i bujqësisë ishte ndër sektorët më kontribuues në ekonominë shqiptare gjatë pandemisë.

Drejtorja e AZHBR-së beson se Shqipëria ka të ngjarë të kthehet në eksportuesen më e madhe në rajon në sektorin e bujqësisë.

“Bujqësia në shpëtoi. Me energjinë që unë shoh në sektor plani është tejet realist, ne jemi të bekuar nga natyra dhe kemi një hark kohor para me vendet e rajonit 20 ditor për eksportet e produkte në hershmëri”, shtoi ajo.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER