Kanaçja bosh dhe trëndafili, simbolika domethënëse e kopertinës së librit të Lea Ypit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kopertina e librit të Lea Ypit, “Free”, ku tregohet një kanaçe ‘coca-cola’ boshe brenda të cilës ndodhet një trëndafil është gjithashtu një moment shumë interesant, që bart një simbolikë të veçantë.

Sipas znj. Ypi, trëndafili brenda kanaçes bosh, që për kohën kur flitet ishte një objekt i çmuar dhe përfaqësonte një farë statusi, tregon se edhe në një regjim kaq represiv marrëdhëniet njerëzore sërish mund të lulëzojnë.

“Kanaçja e ‘kolës’ dhe trëndafili vjen nga një kapitujve të librit ku përshkruaj një zënkë mes nënës sime dhe një komshije, që e kishin blerë të dyja, por njëra prej tyre u zhduk dhe mes tyre nisi një zënkë.

Ishin një familje me të cilët kishim një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe një lloj besimi reciprok që u thye në momentin që hyri në mes kanaçja e kolës.

Me trëndafilin grafistja polake që ka bërë kopertinën mesa duket ka dashur të thotë se edhe në një regjim kaq represiv marrëdhëniet njerëzore sërish mund të lulëzojnë, që kanë shërbyer në një farë mënyre për ta mbajtur sistemin, por edhe e kanë bërë të mundur për shumë familje për të mbijetuar brenda këtij sistemi. Ishte një kombinim shumë interesat; të kesh shumë besim tek të tjerësh dhe të mos kesh fare. Edhe në atë shoqëri ku kanaçja bosh përfaqësonte statusin, mund të lulëzojë një miqësi”, rrëfen shkrimtarja.

 

 

 

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER