Një libër për fëmijën që kërkon lirinë në një vend që ishte në kërkim të lirisë, Lea Ypi rrëfen “Free”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lea Ypi tha gazetaren Ilva Tare se “Free” është një gjysmë roman autobiografik, gjysmë ese filozofike, për lirinë dhe çfarë do të thotë të jesh i lirë dhe të kesh përgjegjësi si individ në periudhën e ndryshimit të sistemeve.

“Libri flet për një fëmijë që rritet në fund të viteve ‘80 në Shqipërinë e komunizmit, është një lloj roman formimi, romani i rritjes, ku personazhi kryesor rritet, kapërcen fëmijërinë dhe përjeton hyrjen në adoleshencë, ndërkohë që edhe shteti ku ajo jeton pëson të njëjtin transformim.

Pra, është një fëmijë që kërkon lirinë në një vend që është gjithashtu në kërkim të lirisë”, rrëfen znj. Ypi.

I konceptuar si përjetimi personal i shkrimtares, pasazhi traumatik për të cilën flet libri, është përjetimi i një fëmijë që kur kalon në adoleshencë, kupton se ka jetuar një gënjeshtër dhe se ajo që kishte mësuar në shkollë dhe ajo që merrte më familje ishin dy botë krejt të kundërta.

“Në libër flitet për në fëmijë shumë të zakonshëm që rritet në një ambient të jashtëzakonshëm dhe kupton në dalje të fëmijërisë se këto dy botëkuptime ishin të kundërta.

Nga njëra anë mësimet morale në shkollë dhe nga ana tjetër bisedat e fshehta dhe të censuruara në familje. Ky është pasazhi traumatik për të cilin flet libri, i një fëmijë që kur kalon në adoleshencë që kupton se shkolla dhe familja të çonin në drejtime të kundërta. Ndërkohë që edhe shteti përjetonte të njëjtën traumë. Më kujtohet edhe një lloj hutimi kolektiv i përjetimit të shoqërisë shqiptare”, shprehet Lea Ypi.

Mësuese Nora është një personazh i rëndësishëm në libër, e cila siç shprehet Lea ka qenë një nga burimet e formimit të saj.

“Ajo ishte mësuesja e edukatës morale dhe ishte ajo që të jepte konceptet bazë për t’u orientuar në një shoqëri socialiste ndërsa ende nuk kishte arritur tek komunizmi, i cili ishe utopizmi drejt të cilës duhej shkuar. Trauma ime ishte kur mësoj se mësuesja më kishte treguar se unë jetoja në një gënjeshtër, që ne ishim një shoqëri të lirë.

Atë që ne i konsideronim armiq të klasës ishin ata me të cilët jetoja çdo ditë. Për arsye të censurës, në familjen time nuk flitej hapur që ishim të persekutuar. Ndërkohë që unë edukohesha për t’u bërë një qytetare e mirë socialiste, prindërit e mi nuk bënin asgjë për ta penguar këtë”, tregon znj. Ypi.

 

 

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER