“Zotin e kemi në ndërgjegje” Lea Ypi rrëfen se si gjyshja u bë thelbi i studimeve të saj filozofike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjyshja e saj është një tjetër protagoniste shumë e rëndësishme në librin e Lea Ypit. Teksa e përshkruan si një figurë shumë interesante dhe të dhimbshme Lea rrëfen se si gjyshja e saj, një njeri me privilegje të shumta përpara ardhjes së komunizmit, asnjëherë nuk arriti të akumulonte mllef apo urrejtje për atë regjim që i mori gjithçka, por jo dinjitetin.

“Gjyshja ka qenë autoriteti moral për mua, njeriu nga i cili merrja vlerat morale. Ajo ishte një figurë shumë interesante dhe e dhimbshme. Kishte lindur në Greqi, ishte mbesë pashai, në Shqipëri kishte punuar si gruaja e parë në administratë në qeverinë e Mehdi Frashërit dhe deri 25 vjeçe kishte bërë një jetë elitare privilegji, ndërkohë që me ardhjen e komunizmit, gjyshi u arrestuar dhe gjyshja jetoi në internim.

Ajo për të cilën shkruaj në libër është se ajo ka qenë një figure  e dhimbshme, por që asnjëherë s’kishte mbledhur mllef dhe nuk kishte urrejtje. Në vitet 90 të gjithë nisën të flisnin për luftën e klasave dhe kishte hakmarrje. Po gjyshja ka qenë për mua një autoritet moral.

Ideja e saj ishte që njeriu nuk e humb kurrë dinjitetin. Është ajo që mund të quhet liria morale”, tregon Lea Ypi.

Ajo shpjegon pse mësimet e gjyshes i ka vënë në thelb të studimeve të veta filozofike.

“Ajo nuk ishte fetare, në fillim të viteve 90 e pyesja ‘a kemi Zot’, dhe ajo thoshte ‘Zotin e kemi në ndërgjegje. Këtë e kam bërë thelbin e  studimeve të mia filozofike. Çfarë do të thotë që të mos kesh nevojë për një autoritet tjetër përreth vetes tënde dhe të kërkosh të jetosh në një shoqëri që e realizon atë sistem moral që ndjen brenda vetes.

Mua më rriti me të njëjtën frymë kritike ndaj shoqërisë, sado që ajo shoqëri premton se i ka realizuar idealet e lirisë dhe demokracisë  ka gjithmonë diçka për t’u kritikuar dhe është e rëndësishme të kritikojmë në përpjekje për t’u përmirësuar”, thotë znj. Ypi.

Etiketimet

Presidentja e KE në Tiranë, takime me presidentin dhe kryeministrin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka nisur nga Tirana vizitën në vendet e rajonit. Presidentja e Komisionit Europian u prit me ceremoni...

Çështja ‘Tahiri’ shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e kësaj gjykate. Saimir...

Këngëtari amerikan shpallet fajtor për abuzim seksual

Këngëtari amerikan R Kelly i njohur për hitin “I believe I can fly” është shpallur fajtor nga një gjykatë për abuzim seksual të grave...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER