Kliton Gërxhani: Kemi vizion të gabuar për zhvillimin e turizmit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kliton Gërxhani nga shoqata e tur operatorëve turistikë, thotë se Shqipëria po orientohet drejt turizmit masiv dhe kjo sipas tij është e gabuar. Për të siguruar të ardhura të lartë, nisur nga numri i kufizuar ai tha se duhet synuar turizmi cilësor dhe jo sasior.

“Gabimi është bërë në vizionin e qeverisë për mënyrën se si do ta zhvillojë turizmin. Nëse një shtet me 2.5 milionë banorë synon të ketë 10 milionë turistë do të thotë se ti po synon shumë sasinë mirëpo sasia ka shumë dëme. Nuk mund të bëjmë garë me Greqinë apo Kroacinë sepse janë vende më të mëdha dhe me më shumë njerëz për të shërbyer”, tha ai.

Sipas z. Gërxhani, Shqipëria aktualisht merr rreth 250 euro nga një turist i huaj që viziton vendin tonë dhe është shifra më e ulët në rajon.

“Për një qëndrim, ne marrim 250 euro afërsisht dhe Kroacia merr 500 euro, Mali i Zi 400, Greqia e ka 600 apo Izraeli e ka 1500 euro”, tha z. Gërxhani.

Ai shton se turizmi cilësor është sfidues pasi kërkon vizion, nivel të lartë kualifikimi dhe infrastrukturë.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER