Kliton Gërxhani: Mungon lidhja mes sektorit privat dhe arsimit profesional

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kliton Gërxhani, zv.president i shoqatës së tur operatorëve thotë se turizmi në Shqipëri është goditur rëndë nga pandemia pasi një pjesë e konsiderueshme e punonjësve janë larguar nga vendi.

Largimi i tyre në vendet fqinje për t’u punësuar ka sjell një hendek të madh. Z. Gërxhani shtoi se turizmi ka një qarkullim të stafit në turizëm që shkon deri në 70% dhe nga 90 mijë të punësuar në këtë sektor që janë të deklaruar, 500 të shkolluar të rinj çdo vit nuk plotësojnë dot nevojat.

“Kjo shtresë u rrafshua me cunamin e COVID-it dhe askush nuk i dha stop që t’i mbajmë këta njerëz që Mali i Zi i mori, Greqia i mori apo nuk e di se ku. Është një humbje e jashtëzakonshme që do ta vuajmë”, shtoi ai.

Duke rrëfyer eksperiencën e tij personale, z. Gërxhani tha se studentët që ka marrë në punë kanë qenë të pa përgatitur dhe bën thirrje që të krijon më shumë mundësi që studentët të krijojnë praktika.

“Nëse nuk ka një lidhje shumë të ngushtë mes sektorit privat dhe shkollës ka një problem. Ne jemi komplet të shkëputur nga njëri-tjetri nuk ka asnjë praktikë dhe përvojë”, deklaroi ai.

Etiketimet

‘PS të mos sillet si triumfatore’, Lindita Nikolla: Do jem avokate e mirë e opozitës

“Do jem një avokate e mirë e opozitës”. Kështu është shprehur për Euronews Albania, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa shtoi se në çdo...

Grisja e fletëve të votimit në Kuvend, Lindita Nikolla: U ndjeva keq, se prisja nga Açka

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha në një intervistë për Euronews Albania se ishte ndjerë jo mirë kur deputetët e Partisë Demokratike grisën fletët...

Ekspertja e Arsimit: Në institucionet arsimore mungon llogaridhënia, bordet nuk funksionojnë

Ekspertja e Arsimit, Majlinda Keta u shpreh për Euronews Albania se institucionet arsimore duhet të kishin njoftuar më herët prindërit dhe nxënësit për mësimin...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER