Kreu i Agjencisë së Punësimit: 80% e studentëve në shkollat profesionale janë të punësuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Elira Demiraj, drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive shprehet se gjatë viteve të fundit turizmi ka pasur një hov të madh. Ndërkohë nga ana tjetër përgatitja e personave të aftë kërkon minimalisht 4 vite.

“Ka pasur shumë dinamika, arsimi profesional nuk ka qenë tërheqës për të rinj nisur nga ajo që u ofronte tregu i punës dhe nuk e shikoni veten në perspektivë”, thotë znj. Demiraj.

Në shkollat e arsimimit profesional, duke iu referuar të dhënave të fundit, znj. Demiraj thotë se 80% studentët janë të punësuar.

Por ajo shtoi se ende nevojitet që të ndryshohen paragjykimet e krijuara për turizmin.

“Përgatitja e një force pune kërkon një promovim dhe ndryshim të steriotipeve. Tashmë gjithnjë e më shumë po afrohen mundësi”, shtoi znj. Demiraj.

Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive shprehet se shkollat profesionale ofrohen në 8 rajone të vendit. Por znj. Demiraj thotë se Vlora edhe pse një qark me turizëm ka mungesë të studentëve në këtë sektor.

“Vlora është një nga ato rajone ku të rinjtë nuk e zgjedhin arsimin profesional dhe sidomos atë të Hoteleri Turizmit ndërkohë që është një rajon që e kërkon shumë”, deklaroi znj. Demiraj.

Etiketimet

FIFA dënon Hungarinë, kundër Shqipërisë luan pa tifozë

Komisioni i Disiplinës në FIFA ka dënuar përfaqësuesen e Hungarisë për t’i zhvilluar dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për kualifikueset e botërorit “Katar...

Reciprociteti me targat, Meta: Palët të ulin tensionet e t’u përmbahen marrëveshjeve të arritura

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e...

‘Dita pa makina’ shkakton trafik të rënduar në mbi dhjetë rrugë kryesore të Tiranës

Organizimi i Bashkisë Tiranë sot për “Ditën pa makina” ka shkaktuar një situatë kaotike për më shumë se 10 rrugë kryesore të kryeqytetit. Bllokimi i...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER