Pedagogia Liçaj: Studentë të Universitetit të Durrësit gjejnë mundësi më të mira punësimi jashtë vendit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një problematike që është vënë re në hapje të këtij sezoni turistik, është se sektori i turizmit në Shqipëri ka mungesë stafi. Një prej arsyeve të evidentuara është se studentët, të paktën pak vite më parë, nuk prireshin drejt kësaj dege, gjë për të cilën foli në “Ilva Now” pedagogia Brunilda Liçaj.

Ajo tha se nga përvoja e saj, shumica e studentëve nuk e kanë zgjedhje të parë degën e turizmit. Për këtë, pedagogëve u nevojitet të punojnë shumë për t’i bërë studentët që ta duan degën që studiojnë, si edhe profesionet që rrjedhin nga kjo degë.

“Ke ardhur vetë, apo të doli kjo degë studimi? Vite me parë studentët thoshin se kjo na dol, këtu erdhëm. Numri i studentëve nuk është rritur shumë.  Është një punë shumë e madhe për t’i bërë ata që ta dashurojnë turizmin, ta marrim gjithçka me pasion, të shohin se turizmi nuk është një punë e përkohshme, pasi është një pozicion që mund të përfundojë menaxher hoteli, restoranti, apo i tureve turistike”, u shpreh znj. Liçaj.

Pedagogia tha se në degën e Turizmit në Durrës mund të jenë rreth 100 studentë në vit dhe një pjesë e madhe e punonjësve të hoteleve të Tiranës, Durrësit apo të Vlorës, janë studentë të Universitetit të Durrësit. Mirëpo ajo evidentoi një tjetër problematikë, që është fakti që studentët e turizmit shpesh herë emigrojnë, për shkak se pagat janë më të larta.

“Studentët që mbarojnë hoteleri-turizëm kanë arritur të punësohen dhe të marrin paga të larta, ka studentë që menaxhojnë hotele të kategorisë së lartë. Nuk po flas për yje, pasi ato nuk i kemi. Mirëpo, një pjesë e tyre janë larguar në emigrim. Gjejnë mundësi më të mira punësimi jashtë dhe e kanë marrë si trampolinë, pasi Universiteti i Durrësit njihet edhe jashtë”, tha Brunilda Liçaj.

Brunilda Liçaj tha se studentët e degës së turizmit në universitetin e Durrësit ndahen në tre sektorë profesionale, mirëpo jo të gjitha fakultetet në vend ofrojnë mundësi që studentët të specializohen në fusha specifike të turizmit.

“Studentët ndahen në tre drejtime, turizmi kulturor, arkeologjik dhe hoteleri. Mbase kanë shkuar në fakultete të tjera që kanë turizëm, mbase politikat e turizmit duhet të fokusohen në qytetet që kanë turizëm. Degë specifike për hotelerinë kanë vetëm Durrësi, Shkodra dhe Gjirokastra”, u tha pedagogia.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER