Turizmi vuan për punonjës, Ana Zacharian: Keqorientimi i shkollimit të të rinjve ka dëmtuar sektorin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sektori i hoteleri-turizmit në vend po haset me vështirësi për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

Drejtuesja e Shoqatës “Albania Skills”, Ana Zacharian, thotë se ky fenomen është prezent për shkak të keqorientimit të arsimimit të të rinjve.

Përballë gazetares Ilva Tare, znj. Zacharian pohoi se qasja për të orientuar të rinjtë drejt arsimit të përgjithshëm po faktohet se ishte zgjedhje e gabuar.

“Ne punojmë në promovimin e aftësive profesionale, sepse ky ka qenë hendeku i madh i konstatuar prej vitesh ne po korrim atë çfarë kemi mbjellur. Ka ndikuar një keqorientim i arsimit, universitetet pa kriter, orientimi i të rinjve drejt arsimit të përgjithshëm dhe kjo e ka dëmtuar këtë sektor” tha ajo.

Në strategjinë kombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit 2019–2023 dhe planit të veprimit është parashikohet që rritja e punësimit direkt nga turizmi për vitin 2021 të jetë 8.3%, ndërsa rritja e punësimit total nga turizmi 25.5%.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER