Aleksandër Çipa: Lulzim Basha ecën me logjikën e njeriut që pret t’i mbërrijë fati te dera

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisti Aleksandër Çipa, i ftuar në studion e “Ilva Now” tha për z. Lulzim Basha se është një lider i cili pret fatin t’i vijë vetë, pa siguruar fitoren. Për z. Çipa një gjë e tillë është në dëm jo vetëm të opozitës por të të gjithë shoqërisë.

“Z. Basha nuk është investuesi që e ka të padiktueshme fitoren, por mesa duket ecën në logjikën e njeriut që pret t’i mbërrijë fati, të arrijë bingon. Kjo është fatale për shoqërinë”, tha z. Çipa.

Aleksandër Çipa tha se nuk ka një autoritet brenda Partisë Demokratike, autoritet i cili do të krijonte një identitet politik të fortë për partinë.

“Ajo çfarë është në diskutim, që është pjesë e interesit publik për procesin e zgjedhjeve që zhvillohen në PD, i gjithë skepticizmi jonë që jemi jashtë partisë, burojnë nga fakti që nuk lexojmë një autoritet brenda PD-së. Ka një nevojë identifikimi politik të partisë, rikthimi te kauzat e mëdha që formësojnë brendinë dhe përkatësinë në kuptimin më tradicional por edhe modernist të fjalës” u shpreh analisti Çipa.

Ai tha se z. Basha është më i avantazhuari ndër katër kandidatët dhe do ta fitojë, sipas tij, betejën brenda PD-së. Mirëpo shqetësimi se mungon autoriteti në PD do të mbetet ende i gjallë, sipas z.Çipa.

Aleksandër Çipa tha gjithashtu se pas këtyre zgjedhjeve në PD nuk pritet që kandidatët që do humbasin të krijojnë parti të tyre, pasi është e dukshme, për të, që në Shqipëri një metodë e tillë është e pasuksesshme.

“Për mua, duke u nisur nga realiteti politik në Shqipëri, kur ka pasur tentativa për fraksione, kanë dështuar. Këtë drojë e kam më të vogël tani, pasi procesi i 25 prillit e ka çimentuar bipolaritetin politik në Shqipëri”, tha Aleksandër Çipa.

Etiketimet

Kina e interesuar të shtojë investimet në Evropë

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi i pranishëm në portin më të madh të Greqisë u shpreh se Pekini dëshironte të promovonte më...

Irani pajtohet për rifillimin e bisedimeve bërthamore

Irani ka pranuar të rikthehet në bisedimet për armët bërthamore para fundit të muajit nëntorit, tha kryenegociatori iranian Ali Bagheri Kani të mërkurën. Këto negociata...

Ambasadori çek thirrje për bashkëpunim urgjent mes partive

Bashkëpunimi mes partive në Shqipëri është thelbësor për rrugën drejt BE-së, sipas ambasadorit çek në Shqipëri Jaroslav Ludva. Duke qenë se detyrat kryesore si nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER