Edlira Gjoni shpreh shqetësimin se PD mund të fragmentarizohet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetarja Edlira Gjoni e sheh me shqetësim procesin e zgjedhjeve për kryetar që po ndodh në Partinë Demokratike, e cila duket se po përballet me një fragmentarizim.

Gjatë diskutimit për zgjedhjet për kryetar në PD, në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, Gjoni e cilësoi “të papritur” dhe “të çuditshme” procesin “në grirje” të partisë.

“[…] PD po merret me grirjen nga brenda të vetes së vetë në një formë nga më të çuditshmet që mund të kishim pritur pas zgjedhjeve,” – tha Gjoni.

Gjoni vlerësoi se në tërësi demokracia brenda partive mund të ndryshojë në tërësi sistemin demokratik, mirëpo ajo shfaqi shqetësim për mënyrën se si u tjetërsuan “shpejt” palët brenda PD-së.

Ekspertja e komunikimit theksoi se dy nga katër kandidatët për kryetarë “nuk kanë qenë të përfshirë në fushatën zgjedhore”, ndërsa “njëri që ishte i përfshirë ka ndryshuar gjuhën”.

“Cilido qoftë kryetari nesër, kush do të jetë ai që do ta bëjë bashkë partinë në shtator?” – drejtoi në mënyrë retorike pyetjen Gjoni.

“PD-në e shoh sot më të dobët se sa ishte përpara 25 prillit, iu deshën kaq vite PD-së në formën që t’u thoshte qytetarëve që kemi një alternativë, por e gjitha kjo u rrëzua nga asnjë faktor i jashtëm, ishte një shpërbërje shumë e çuditshme brenda shumë pak javësh dhe mendoj se nga kjo PD nuk do ta marrë lehtë veten,” – vijoi më tej Gjoni.

Gjatë diskutimit të saj Gjoni vuri në krahasim PD-në me PS-në duke theksuar se gjatë 30 viteve “fragmentarizim ka pasur vetëm nga e djathta”.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER