Gazetari Kikia për zgjedhjet PD: Shikoj një të ardhme me sherr të brendshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari Mentor Kikia thotë se Partia Demokratike u detyrua të përcaktonte sa më afër datën e zgjedhjeve për shkak të emrave, të cilat shpallen kandidaturën për të marrë kryesimin e saj.

“Data e zgjedhjeve ishte e shpejtë dhe ishte një zgjedhje e detyruar në PD, për shkak se iniciatorët e garës në PD ishin persona jo aktivë gjatë fushatës. Vetë aktorët që u futën në këtë garë nuk ishin protagonistë të zgjedhjeve dhe një zhgënjim nga ky proces zgjedhor”, tha ai.

Pavarësisht kësaj, z. Kikia theksoi se Partia Demokratike duhet të bënte analizë të thellë dhe më pas të shkonte në zgjedhje.

Ai thotë se një garë me parimet demokratike do ta fuqizonte më tej PD, por për z. Kikia një gjë e tillë nuk po ndodh.

“Në mënyrë absolute po. Zgjedhjet në këtë drejtim ishin një detyrim me përcaktim. Gara përveçse i bën mirë demokracisë në përgjithësi dhe shpresoj që nga kjo garë të prodhohet një model që mund të shërbejë si formë e demokratizimit e partive të tjera dhe klasës politike në Shqipëri, e për t’u përcjellë më pas edhe tek zgjedhjet dhe mënyrë e qeverisje, por, kjo është ajo unë shpresoj, por ajo që shoh në realitet nuk është kjo”, tha ai.

Duke analizuar procesin zgjedhor të 13 qershorit në selinë blu, gazetari thotë se gjuha e kandidatëve dëshmon se në Partinë Demokratike mund të përballet me sherr të brendshëm.

“Duke parë dhe raportet mes kandidatëve, shikoj një të ardhme plot me sherr të brendshëm. Njerëzit që sot janë përfshirë në debat nuk e shoh të mundur që na rast se humbasin garën nesër të shndërrohen në bashkëpunëtorë të PD dhe për ta çuar atë nga fitorja në fitore”, tha ai.

Ai theksoi se pas zgjedhjeve kundërshtarët në PD nuk do jenë të bashkuar kundër qeverisë Rama, por beteja e tyre shton Kikia mund të çojë në copëtime dhe fraksione brenda vetë partisë.

“Unë shikoj prapë atë që ka ndodhur në politikën shqiptare; reaksion zinxhirë i copëtimit, i largimit të qejfmbeturve, i grupimit në partiza të vogla dhe kështu me radhë”, shtoi Kikia.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER