Jorida Tabaku përballë gazetarëve në “Ilva Now” për të ardhmen e PD-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Anëtarja e Kryesisë në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku, diskutoi sot përballë gazetarëve si Mentor Kikia, Edlira Gjoni, apo Aleksandër Çipa në “Ilva Now” procesin zgjedhor brenda partisë dhe të ardhmen që sheh ajo përpara.

Tabaku tha se Kryesia u detyrua ta nisë garën për kryetarin për shkak të sulmeve publike që nisën fill pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ajo tha se kjo u bë për ta kanalizuar debatin brenda në strukturat e partisë.

Lexo më shumë: Jorida Tabaku thotë se gara për kryetar në PD u nis shpejt për të shmangur sulmet nga jashtë

Për Aleksandër Çipën gara në PD është e pabarabartë. Ai tha se kryetari në detyrë, Lulzim Basha është i favorizuar dhe se pretendimi për masakër zgjedhore “ndodhi vetëm për të mbuluar atë çfarë ndodhte brenda partisë”.

Lexo më shumë: Aleksandër Çipa: Gara midis konkurrentëve për kryetar të PD-së është e pabarabartë, Basha i favorizuar

Gjatë diskutimit në studio përballë edhe gazetarëve Mentor Kikia dhe Edlira Gjoni, Jorida Tabaku tha se ishte e shqetësuar për cilësinë e debatit brenda PD-së. Anëtarja e Kryesisë së PD-së tha hapur se mbështeste Lulzim Bashën, mirëpo tha se kishte votuar me kënaqësi për të miratuar katër kandidatë në garën për kryesinë.

Lexo më shumë: Jorida Tabaku: Mbështes Bashën, tre kandidatët e tjerë kanë gjuhë përçarëse

Për gazetarin Mentor Kikia PD u detyrua të caktonte sa më afër datën e zgjedhjeve prej personave që u pozicionuan kundër kryetarit të saj Lulzim Basha. Kikia tha se PD duhet të bënte analizë të thellë për atë që ndodhi keq në zgjedhje dhe të zhvillonte garë me parime demokratike, gjë që aktualisht sipas tij nuk po ndodh.

Lexo më shumë: Gazetari Kikia për zgjedhjet PD: Shikoj një të ardhme me sherr të brendshëm

Ngjashëm qëndrim skeptik dhe shqetësues për të ardhmen e PD-së mbajti edhe gazetarja Edlira Gjoni. Ajo tha se në dukje PD po shfaqet përballë fragmentarizimit. Këtë ajo tha se e shihte nga tjetërsimi i qëndrimit të një prej kandidatëve për kryetar dhe faktit se dy prej kandidatëve nuk kanë marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare.

Lexo më shumë: Edlira Gjoni shpreh shqetësimin se PD mund të fragmentarizohet

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jorida Tabaku, u pyet për rolin e Sali Berishës në garën për kryetar. Tabaku u përgjigj se ai nuk ka asnjë kompetencë vendimmarrëse dhe nuk është i përfshirë.

Lexo më shumë: A ka gisht Berisha në zgjedhjet brenda PD? Tabaku: Një fjalë e tij mund të ndryshojë disa gjëra

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER