Linda Rama: Gratë në politikë duhet të kapërcejnë meritat personale për t’u ngritur në nivelin e misionit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktivistja e të drejtave të njeriut, njëherazi dhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, znj. Linda Rama tha në “Ilva Now” se gratë përfaqësuese të kabinetit qeveritar dhe ato në politikë duhet të shërbejnë si katalizator i fuqizimit të gruas dhe adresimit të problematikave të tyre, mision i cili sipas saj nuk është mjaftueshëm i shprehur.

“Atyre grave që iu është dhënë mundësia për të qenë në nivelet më të larta, unë nuk i shoh këto gra, aq sa duhet në nivelin e misionit. Ato nuk janë ngritur në nivelin e misionit, ato thjesht përpiqen të performojnë në punën e tyre. Duhet hequr egoja personale, duhet të mendojnë se aty nuk janë se janë më të mirat. Jo, nuk janë më të mirat, ka shumë më të mira thjesht iu është dhënë mundësia dhe për shkak të kapaciteteve,” – tha znj. Rama.

Ajo përmendi si të gëzueshëm faktin se në tabelat botërore ku diskutohen çështjet e barazisë gjinore, Shqipëria është në nivelet më të larta, ndërsa shtoi se do të donte që gratë në politikë t’i njihnin shumë më mirë problematikat e grave në komunitet, diçka që sipas saj nuk është pjesë e vokacionit të tyre.

“Ne kemi të drejtë të pretendojmë, Ilva. Edhe ju si media, edhe unë si pjesë e një aktivizmi civil të hershëm, kam të drejtë të pretendoj dhe unë mendoj dhe shoqëria ka të drejtë të pretendojë. Po të pyesësh sot gra në komunitete, unë jam e bindur që ato janë shumë të qarta në pretendimet e tyre dhe kjo nuk mund të kalojë pa u konsideruar” , deklaroi znj. Rama.

Edhe vetë një aktiviste me eksperiencë e shoqërisë civile, znj. Rama vlerësoi progresin e përfaqësimit të grave në arenën publike shqiptare dhe u shpreh se gratë në vend meritojnë më shumë.

Pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse e sheh si të përshtatshme kohën për një grua në krye të vendit, znj. Rama u përgjigj se kjo kohë ishte tejkaluar dhe madje mund të kishte ardhur shumë vite më parë, që nga fillimi i demokracisë në Shqipëri.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Etiketimet

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

5 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 5 të vdekur dhe 6 të plagosur. Ngjarja ndodhi në Universitetin e...

Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e automjeteve me targat e Serbisë, nis zbatimi i vendimit

Vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë sa u takon targave të automjeteve ka ndezur situatën në veri të Kosovës. Sipas vendimit të ministrit Xhelal Sveçla, të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER