Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka nisur dhe angazhimin aktual.

Ekonomiste në fabrikën e kadifes, në Kombinat, kjo ka qenë puna e parë e zonjës Rama, nga ku dhe ka kuptuar se ç’do të thotë, punë e vështirë.

Ajo tregoi në “Ilva Now” se më pas ka vijuar karrierën e saj duke u punësuar si mësuese, periudhë në të cilën ka ardhur në jetë dhe e bija, Rea.

“Unë fillova të shikoja që sesi në vitet ’90 po shkërmoqej e gjithë ajo, të themi, qelizë ekonomike po shkërmoqej. Makineri që ndalonin, punëtorë që dilnin. Brenda pak muajve nga 10 mijë, u bënë një mijë. Njerëz që shkonin me asistencë sociale për herë të parë në ato vite, në atë kohë e kam dëgjuar që kishte asistencë sociale dhe ishte një realitet tronditës sesi politika e mbrapshtë, papritur, sa hap e mbyll sytë mundet të shpërbëhej gjithçka. Dhe ‘91-92-shi unë jepja dhe mësim  “Organizimi dhe planifikimi ndërmarrjeve industriale” dhe ishte shumë ironike se unë jetoja në mëngjes çorganizimin dhe falimentimin dhe së brendshmi ishte një vrarje ndërgjegje shumë e madhe. Ishte si halucinante,” rrëfen znj. Rama

Pjesë e formimit të Linda Ramës, ka qenë edhe shkollimi i saj në Çeki, ku ka kryer masterin. Këtë eksperiencë zonja Rama e cilësoi si shok kulturor, pasi ishte mësuar me një sistem i cili nuk e “plotësonte” dhe ishte pikërisht ky master që shënjoi karrierën e saj të mëpasshme.

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama po merret me studime shkencore të thelluara, të cilat sipas saj çdokush mund t’i aksesojë lirisht në internet. Studimet i përkasin kryesisht fushës së ekonomisë, mirëpo ajo merret edhe me fusha të tjera, që i përkasin planit social.

“Puna ime janë analiza, janë analiza të thelluara, ndonjëherë dhe shumë shkencore”, deklaron znj. Rama duke shtuar me kujdes se gjithmonë i ka kushtuar rëndësi zhvillimit të saj intelektual dhe profesional përtej të gjitha angazhimeve familjare.

Një ndër studimet e fundit të zonjës Rama me ekipin e saj ka një temë aktuale, pasi trajton kompetencat digjitale të arsimit, me synim që të implementohen për të përballuar pasojat e COVID-19.

“Ajo që mund të ndaj në këtë moment është që dy studime kanë qenë të fundit, që i përkasin këtij viti pothuajse dhe që janë akoma në proces. Një është për kompetencat digjitale në kohën e pandemisë në arsim dhe është një studim rajonal, për të parë sesa i përgatitur ishte arsimi në vende të ndryshme për të përballuar periudhën e pandemisë dhe si periudha e pandemisë ka ndikuar për rritjen e kërkesave për përfshirjen më të madhe të kompetencave digjitale për t’i paraprirë kohës në të cilën ne jetojmë. Tjetra është një studim shumë interesant për të kuptuar aftësitë në tregun e punës në sektorët prioritarë të ekonomisë dhe ato që do t’i qëndrojnë prioritetit të 10 viteve të ardhshme”, përfundoi Linda Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Etiketimet

Putin i kërkon Gazprom-it të nisë furnizimin me gaz drejt Europës

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi kreut të gjigantit energjetik Gazprom, Alexei Miller, që pasi të përfundojë mbushjen e rezervave kombëtare të nisë të...

SPAK fillon hetimet për Fatmir Mediun

SPAK nis hetimet për Fatmir Mediun, dosjen e të cilit e mori disa ditë më parë nga Gjykata e Lartë. Kalimi i akteve është bërë...

Kina e interesuar të shtojë investimet në Evropë

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi i pranishëm në portin më të madh të Greqisë u shpreh se Pekini dëshironte të promovonte më...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER