“Nuk i festojmë fitoret”, këshilla e Linda Ramës për mandatin e tretë të PS-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktivistja e njohur Linda Rama dhe njëherësh bashkëshortja e kryeministrit të vendit në studion e “Ilva Now” komentoi si e përjetoi fitoren e mandatit të tretë të Partisë Socialiste.

“Provon një sens lehtësie, ndjehesh më e lehtësuar dhe ndjehesh e energjizuar. Është shumë i rëndësishëm për të çuar përpara një agjendë që vetëm Edi e çon në një stacion të pakthyeshëm”, tha znj. Rama.

Përballë gazetares Ilva Tare, znj. Rama tha se fitoret në politikë nuk i kanë festuar asnjëherë në familje.

“Nga ana tjetër, doja të thoja këtë gjë që ne asnjë fitore të Edit, se janë disa fitore, janë gjithmonë fitore në një farë mënyre, të paktën për sa kohë unë jetoj me të, ne nuk e festojmë. Asnjëherë nuk kemi festuar një fitore të zgjedhjeve të Edit, sepse fitoret e partive në zgjedhje, nuk janë si fitore në sport, që ti je në një kampionat sporti, je më i miri, fiton një kupë, kupa është aty, është e pakontestueshme, e ke për gjithë jetën dhe i gëzohesh asaj kupe. Në politikë nuk është kështu. Në politikë, një fitore është thjesht një privilegj i madh dhe një mundësi e madhe për të vijuar për të bërë punë. Dhe ndërsa ti bën gjithë këto punët në vijim, është një stres i përditshëm dhe është një konfirmim që ti e kërkon që ta marrësh çdo ditë dhe çdo ditë të punës tënde”, shtoi znj. Rama.

E pyetur nga Ilva Tare në lidhje me demokracinë brenda Partisë Socialiste, Linda Rama tha se nuk është e nevojshme që debatet brenda një partie të jenë të dukshme nga jashtë dhe se Partia Socialiste është e angazhuar në misionin e saj në raport me Shqipërinë.

“Ilva: Po ky debati që ju përshkruani në familje, e shihni të ndodhë në familjen politike në Partinë Socialiste? E toleron Edi Rama debatin brenda partisë? Debatin si koncept për idetë që ai mendon të vetat por dhe që të tjerët kanë ndaj mënyrës…

Linda: Për çfarë e doni, për çfarë e doni ju gazetarët psh., debatin? Çfarë ju mungon tek debati i Partisë?

Ilva: Besoj, jo vetëm gazetarët por edhe opinioni.

Linda: Po edhe opinioni, çfarë ju mungon juve në Partinë Socialiste?

Ilva: Zërat ndryshe, demokracia e brendshme, njerëz që mendojnë ndryshe.

Linda: Po pse e doni?

Ilva: Jo jo, nuk e duam. Mendojmë që i bëjnë mirë demokracisë së brendshme të partive cilado parti qoftë ajo.

Linda: Po pse? Pse e mendoni këtë gjë?

Ilva: Se mendojmë, ideja e përgjithshme është që nuk ka debat.

Linda: Se mendoni që nuk ka demokraci?

Ilva: Po.

Linda: Po e mendoni të kundërtën psh., që mund të ketë demokraci aty dhe është një demokraci që konsumohet…

Ilva: Po nuk është e zëshme, nuk është e dukshme.

Linda: Po. Po pse e doni të zëshme?

Ilva: Ose ata që kanë dalë kundër, kanë pasur opinione kundër, mbase nuk janë më në Partinë Socialiste.

Linda: Unë nuk arrij dot që të diskutoj në nivele emri, po në përgjithësi, ajo që mendoj unë është që debati është shumë i rëndësishëm për demokracinë e brendshme dhe ajo që mendoj gjithashtu është që ne i kemi parë në forma nga më të ndryshmet dhe janë eksperimentuar format nga më të ndryshmet të debatit politik brenda familjeve politike. Kemi parë edhe që në një farë mënyre, për hir të debatit ose të kundërshtive, se nuk po e çoj në nota të tjera, po të kundërshtive brenda familjeve socialiste ka mbetur Shqipëria pa vëmendje, apo jo? Kjo është arsyeja që unë, ky është një diskutim që vlen të bëhet dhe vlen të kapet por ajo që unë sugjeroj është që është shumë e rëndësishme që të shihet sa Partia Socialiste qëndron në nivel të misionit dhe unë mendoj që është në nivelin e misionit të saj në raport me Shqipërinë.”

Gjatë intervistës ekskluzive në Euronews Albania, znj. Rama nuk kurseu këshillat dhe sugjerimet për mënyrën se si duhet ta drejtojë Rama vendin në mandatin e tretë, ndërsa tha se Shqipëria ka nevojë për zhvillim cilësor dhe standarde të reja.

“Edi thotë që mandati i tretë s’duhet t’i ngjajë dy mandateve të para. Biem dakord për këtë dhe kur hapet ndonjë aspekt më konkret fillojmë flasim. Por ajo që do të thoja unë se si do ta organizojnë këtë mandat është çështje e Partisë Socialiste dhe e Edit. Por, ajo që do të thoja unë është që Shqipëria ka arritur në pikën që ka nevojë për zhvillim cilësor dhe për standard. Ky duhet të jetë fokusi dhe mendoj që Shqipëria nuk ka më kohë që të presë që cilësia dhe standardi të jenë kryefjala e çdolloj gjëje që i ofrohet”, theksoi ajo.

Aktivistja Linda Rama komentoi nivelin e demokracisë në Shqipëri dhe për këtë theksoi se zërat dhe mendimet ndryshe, kudo ato qofshin, i shërbejnë rritjes dhe përmirësimit të demokracisë në çdo ndërmarrje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Etiketimet

‘Nuk shkëputemi dot nga puna dy herë në ditë’, prindërit ankohen për mësimin me turne

Më të vegjlit, ata që hyjnë në klasën e parë, mbajnë në dorë lule për mësuesen, ndërsa barrën e orareve të çrregullta e mbajnë...

Presidentja e KE në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres, është koha që BE të bëjë të njëjtën gjë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka nisur nga Tirana vizitën në vendet e rajonit. Presidentja e Komisionit Europian u prit me ceremoni...

Çështja ‘Tahiri’ shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e kësaj gjykate. Saimir...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER