Situatë e pakëndshme për presidenten e KE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë një takimi në Ankara mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, kolegut të saj Charles Michel dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan të mbledhur për të diskutuar rreth pikëpamjeve të ndryshme, mes tyre edhe të drejtat e grave, është krijuar një situatë e pakëndshme.

Ndërsa do të bëheshin gati të uleshin, si Charles Michel dhe Presidenti turk Erdoğan janë ulur të parët në dy karrige teke duke e lënë presidenten e Komisionit Evropian në këmbë, të menjanuar dhe të habitur nga ky xhest.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, komentoi dhe tha se: “Presidentja e KE u befasua… Por sidoqoftë, presidentja pret që institucioni i cili ajo përfaqëson të trajtohet brenda protokollit të kërkuar dhe për këtë arsye i ka kërkuar ekipit të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar që një incident i tillë të mos ndodhë në të ardhmen”

Një ngjarje si kjo vjen vetëm disa javë pasi Turqia u tërhoq nga konventa e Stambollit – një marrëveshje ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e grave e për të parandaluar dhunën në familje.


Etiketimet

Si ka ndryshuar mbështetja për partitë në 4 sondazhet e Barometrit Politik (Grafik)

Nga sondazhi i parë kombëtar i realizuar nga MRB për Euronews Albania më 21 janar deri në sondazhin e katërt të publikuar sot më...

Parashikimi i rezultatit të 25 prillit, ngushtohet hendeku mes PS dhe PD, LSI në rënie

Nëse zgjedhjet e 25 prillit do të mbaheshin të dielën e ardhshme, atëherë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të merrnin pjesën dërrmuese të...

43% – PS, 35.4% – PD, si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Sondazhi i katërt kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze të sondazheve MRB, zbulojnë këtë prirje vote të shqiptarëve nëse zgjedhjet parlamentare...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER