Kukulla mbi 3 metra, pjesë e një nisme për t’u dhënë zë refugjatëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Projekti “The Walk” është një nismë që përfshin një kukull të madhe, mbi 3 metra e gjatë, e cila përfaqëson një vogëlushe 9-vjeçare siriane të quajtur Amal.

Kjo kukull gjigande nga data 27 korrik deri në datën 3 nëntor do të udhëtojë 8.000 km nga Gazientep, afër kufirit turko-sirian drejt Manchesterit në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Historia e këtij udhëtimi është se vajza kërkon me dëshpërim nënën e saj, ndërsa ideja kryesore e nismës është për t’u dhënë një zë refugjatëve.

Gjatë rrugës kukulla do të udhëtojë përmes fshatrave dhe qyteteve, si dhe do të marrë pjesë në shfaqje, evente arti dhe ngjarje të tjera kulturore.

Në këtë projekt janë të përfshirë rreth 250 organizata partnere dhe artistë të cilët do t’i bashkohen udhëtimit në Turqi, Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

“The Walk është për të festuar potencialin e refugjatëve, fëmijëve, të rriturve. Nuk është një marshim i mjerimit, është një marshim i krenarisë dhe shpresojmë që ky korridor i miqësisë të zgjasë shumë më gjatë sesa udhëtimi 12-javor. Projekti do të bëhet një rrjet bashkëpunimesh në të ardhmen” – tha për Guardian, Amir Nizar Zuabi, drejtori artistik i organizatës Good Chance.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER