UN Women: Përfundon nisma e rritjes së ndërgjegjësimit për barazi gjinore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

UN Women, zyra e organizatës së Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave në Shqipëri, ka perfunduar një nismë artistike për rritjen e ndërgjegjësimit për barazi gjinore.


Sipas informacioneve nga “UN Women”, prej më shumë se një muaji, në bashkepunim edhe me Bashkinë Tiranë është punuar për realizimin e një murali për barazinë gjinore në një nga godinat e Qytetit Studenti.

Muralen e ka realizuar artisti Franko Dine dhe vepra ka të bëjë me rolet gjinore në shoqëri dhe ndarjen e kujdesit dhe punëve në familje.

Gjithashtu ky artist i murales me slogan “Stronger Together” (“më të fuqishëm së bashku”) ka qenë pjesë e veprave të tjera të realizuara përgjatë muajit maj si pjesë të kësaj nisme.

“Familjet e kohëve të sotme, nuk duhet të kenë role të ndara gjinore!” – ky është mesazhi që shoqëron këtë murale dhe nismë të ndërgjegjësimit për barazi gjinore.

Ndërkohë theksojmë se kjo murale është pjesë e projektit “Murale për Barazi” #MuralsForEquality, të nisur nga zyra rajonale e UN Women, ku artistë nga Shqipëria, Moldavia, Kosova, Turqia dhe Gjeorgjia, realizojnë murale me këtë tematikë.

Pas përfundimit të këtyre muraleve ato do të prezantohen në Forumin global Brezi i Barazisë që zhvillohet në Paris nga data 30 qershor deri më 2 korrik.

Etiketimet

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER