Drejtuesja e opozitës bjelloruse takohet me presidentin Biden

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Shtëpinë e Bardhë është organizuar një takim mes drejtueses së opozitës së Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në këtë takim 15 minutësh është diskutuar gjendja e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut në Bjellorusi.

Në një postim në Twitter, Presidenti Biden u shpreh se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin e Bjellorusisë në rrugën e tyre për demokraci dhe të drejtat universale të njeriut.

Edhe drejtuesja e opozitës bjelloruse dha komentin e saj duke e quajtur takimin “shumë të ngrohtë”. Ajo tha se “bota qëndron krah për krah me ne”.

“Ndajmë të njëjtat vlera. Po largohem nga Shtëpia e Bardhë me sigurinë se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah popullit bjellorus tani dhe pas zgjedhjeve të reja” – tha Sviatlana Tsikhanouskaya

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER