Nuk iu lejua pyetja në konferencën me Merkel, gazetari nga Kosova pyet ‘live’ kryeministrin Rama

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari nga Kosova Enis Reçica tha në Euronews Albania se pas incidentit të djeshëm në konferencë do ta pyeste kryeministrin Rama se përse nuk u lejua të bëjë pyetje.

Sipas tij, argumenti i kryeministrit se nuk pati kohë nuk është i mjaftueshëm, pasi konferenca zgjati 40 minuta.

“Pse vërtetë ne nuk patëm mundësi të bëjmë pyetje? A ishte qëllimi të mos tërhiqej vëmendja te çështjet e raporteve Kosovë-Serbi, Kosovë-Open Balkan, marrëveshja përfundimtare, pse këto tema nuk u përmendën fare në konferencë?” – u shpreh Reçica.

Protokolli i qeverisë për konferencën e mbajtur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama parashikonte dy pyetje nga gazetarët shqiptarë dhe dy pyetje nga ata gjermanë.

Reçica tha se gjatë gjithë ditës së djeshme kanë pasur kontakte me zyrën e qeverisë sa i takon protokollit dhe pyetjeve që do i drejtoheshin kancelares Merkel dhe Ramës.

“Na u premtua një gjë e tillë (mundësia për të bërë pyetje). Mesa marrim pjesë në konferencë duhet të kemi hapësirën edhe të pyetjeve përndryshe s’kemi pse të marrim pjesë në konferencë,” – u shpreh gazetari i cili mori pjesë të martën në konferencën e mbajtur në qendrën e biznesit “Tirana Business Park”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER