Aldo Bumçi: Pse Basha kundërshtoi SHBA-në për tre çështje me rëndësi, por iu bind për Berishën?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk kishte të drejtë të përjashtonte Sali Berishën nga grupi parlamentar.

  • Djegia e mandateve
  • Hyrja në zgjedhjet lokale
  • Masakra zgjedhore

Këto janë tre elementë në të cilët Basha ka kundërshtuar SHBA-në, por pse për Berishën nuk e kundërshtoi?

Kjo ishte pyetja që ngriti Aldo Bumçi ndërsa tregoi se Basha bashkë me partinë dogjën mandatet në një kohë kur SHBA tha se nuk duhej bërë diçka e tillë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës rekomanduan hyrjen në zgjedhjet lokale por Partia Demokratike vendosi që jo. PD gjykoi se në 25 prill u bë një masakër zgjedhore, ndërkohë që SHBA tha se zgjedhja e qeverisë së re është në përputhshmëri të plotë me ligjin.

“Kryetari i Partisë në mënyrë të qartë nuk ka autoritet të përjashtojë cilindo deputet apo zyrtar të lartë të Partisë Demokratike, në këtë rast nga grupi parlamentar apo nga struktura të tjera. Nuk e ka këtë autoritet. Duhet të ketë shkelje konkrete të personit në fjalë, në këtë rast zotit Berisha dhe më pas duhet të jenë strukturat, Këshilli Kombëtar ose të ndryshohet statuti, Kushtetuta e Partisë Demokratike dhe aty të vendoset një nen që nëse deklarohesh ‘non grata’ atëherë ti nuk mund të jesh më pjesë,” – deklaroi Bumçi.

Sipas tij ka një “shkelje të bashkëjetesës”, andaj ky vendim nuk gëzon shumicën e PD-së. Vendimi i marrë nga Basha për Bumçin është ilegjitim, ndërkohë që referendumi që ka ndërmarrë Berisha, vjen si pasojë e shkeljes ligjore që u bë me përjashtimin e tij.

Ai u shpreh se do të bëhet mbledhje e firmave për të zgjidhur krizën dhe për ta çuar vëmendjen te qeveria që duhet rrëzuar.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Etiketimet

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER