‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe Baletit u emocionua shumë, pasi e kishte programuar prej shumë vitesh.

“Një energji e jashtëzakonshme, një emocion shumë i madh, flisnim të njëjtën gjuhë së bashku”, tha ajo.

Ajo tregoi se prania e Placido Domingos në këtë shfaqje ishte edhe një shpresë për brezin e ri, për artistët e rinj shqiptarë.

“Arti, kultura është koshienca e një kombi. Nuk mund të jetojmë dot pa artin dhe artin e bëjmë së bashku. Muzika, arti bëhet për të dëgjuar njëri-tjetrin, është një mesash që duhet ta bëjmë për njëri- tjetrin. Vetëm duke respektuar, duke dashur njëri-tjetrin, duke vlerësuar njëri-tjetrin arrijmë të komunikojmë me njeri tjetrin”, kështu e përshkroi sopranoja e njohur rëndësinë e artit.

Znj. Jaho tregoi edhe përditshmërinë e saj, ku ngrihet herët në mëngjes, shkon në palestër dhe më pas fillon provat që zgjatin deri në darkë.

Ajo tha se edhe kafen e mëngjesit e bën vetë dhe e konsum në banesë.

Sopranoja e përshkroi jetën e një artisti si të ngarkuar me shumë punë.

Etiketimet

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER