Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho teksa tregoi detaje nga karriera e saj dhe shfaqjet e rëndësishme.

“Emocioni është emocion. Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat. Gjithmonë është ajo frika, ajo pasiguria, sa herë shkel në një teatër të ri përgjegjësia është shumë e madhe”, u shpreh sopranoja.

Ajo tregoi se një nga eventet më të rëndësishme që e pret është shfaqja e “Madame Butterfly” në Spanjë në fillim të tetorit ku salla do të jetë e mbushur plot me artdashës.

“Kjo është një opera që e kam kënduar mbi 170 herë deri më sot. Por gjithmonë është hera e parë se çdo ditë ne jemi ndryshe, është një ditë e re. Ke një përgjegjësi të madhe sepse publiku ka pritshmëri dhe dje mora një lajm të ri, që pas karantinës, ‘Madame Butterfly’ do të jetë shfaqja e parë me publikun 100%”, tha sopranoja e njohur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER