Agjencia për Media, Luçiano Boçi: Polici mediatike, do thërrasim në seancë dëgjimore përfaqësues nga Kryeministria

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Dëmi më i madh është ngritja e një policie mediatike të parashikuar nëpërmjet kësaj agjencie”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi teksa komentoi ngritjen e Agjencisë për Media dhe Informim nga ana e qeverisë Rama.

“Zyrtariziohet një polici mediatike që godet lirinë e medias dhe shtypit”, tha Boçi.

Ai theksoi se prioriteti i fshehur i qeverisë ishte instalimi më në fund edhe në formën zyrtare i diktaturës së imazhit.

“Diktatura e imazhit që është pjesë e regjimeve vendoset nëpërmjet linjave të tilla duke zyrtarizuar një kontroll të rreptë mediatik të çdo daljeje”, tha deputeti.

Deputeti theksoi se këtë çështje selia blu do ta çojë edhe në parlament si dhe do të kërkohet nga Komisioni i Medias prezenca e përfaqësuesve të Kryeministrisë që të japin llogari për mënyrën sesi do të funksionojë kjo agjenci.

“PD për hir të së vërtetës ka pasur reagim të drejtpërdrejt nga kryetari aktual i Komisionit të Medias, z. Gjekmarkaj. Reagimet e forta do të vazhdojnë jo vetëm në studio televizive, jo vetëm në parlament në lidhje me ngritjen e kësaj agjencie. Një nga mekanizmat kryesore është beteja parlamentare. Fatmirësisht i jepet opozitës drejtimi i Komisionit të Medias dhe do të thërrasim në seancë dëgjimorë përfaqësues të Kryeministrisë që të japin llogari për mënyrën sesi do të funksionojë”, tha ai teksa shtoi se do të kontaktojnë edhe me institucionet europiane për të pasur reagime.

Sipas Boçit, kjo është një agjenci për të gënjyer, për të mashtruar publiku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

8 të dënuar në regjimin 41 bis, ministri Manja: Do futen të tjerë

Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE...

Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Udhëheqësi serb i presidencës trepalëshe i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune, duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës hedh poshtë kërcënimin për...

Zviceranët mbështesin masat shtrënguese kundër COVID-19

Votuesit zviceranë kanë përkrahur masat qeveritare për luftim të pandemisë së coronavirusit, kanë treguar rezultatet preliminare të një referendumi. Më shumë se 60 për qind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER