Deputeti i PD-së: Do të kërkojmë statusin e gazetarit me projektligj konkret

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha për Euronews Albania se PD do të kërkojë projektligj për statusin e gazetarit.

Sipas tij në media nuk duhet të jetë fokusi te përplasjet brenda partisë demokratike, por te problemet kryesore dhe ngjarjet e rëndësishme.

“Do kërkojmë statusin e gazetarit me projektligj konkret sepse duke kërkuar që bëjeni, bëjeni ai nuk ka kohë se merret me agjencinë, merret me censurën, merret me policinë mediatike, merret me kthimin e përgjigjeve në Facebook, me përgjigjet e përdoruesve anonim siç i ka ngritur dhe nuk ka kohë që të bëjë një status për gazetarin me një projektligj konkret që do jetë pjesë e aktivitetit edhe të komisionit tonë, por edhe të forcës tonë përgjatë jetës parlamentare,” – tha Boçi.

Sipas tij ky aktivitet politik do të zhvillohet, por nuk mund të ketë efekt pa praninë e medias. Luçiano Boçi bëri thirrje për reagim nga media sepse vetëm nëse problemi merr vëmendjen e duhur nga vetë ata do të mund t’i gjendet dhe zgjidhja.

Në fund të bisedës, deputeti i PD-së tha se ka indicie që tregojnë se qeveria nuk ka hequr dorë nga ligji anti-shpifje dhe do bëjnë çmos për ta kthyer në fuqi.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER