Kandidat i PD-së për kryeqytetin? Gerti Bogdani: Jam gati po ma besuan, Tirana ka nevojë për ndryshim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gerti Bogdani u shpreh për Euronews Albania se nëse i besohet nga PD-ja kandidatura për kryetar të Bashkisë së Tiranë, do i bënte ballë edhe kësaj sfide.

“Ju falënderoj për konsideratën dhe të gjithë ata demokratë që e shprehin këtë gjë pasdikutim për vlerësimin e tyre. Nëse lidershipi i PD-së ose qoftëse PD-ja e sheh të nevojshme një të tillë dhe e kërkon një gjë të tillë, unë i kam bërë ballë çdo sfide që më është dhënë përpara dhe i kam bërë ballë me sukses. Të shohim sesi do vijë koha. Besoj se Tirana ka nevojë për një ndryshim thelbësor”, u shpreh ai.

Z. Bodgani u shpreh sfida e radhës e PD-së janë zgjedhjet e pushtetit lokal.

“Të shohim sesi do të shprehet Gjykata Kushtetuese. PD duhet të fillojë të bëhet gati sot për Tiranën mbi të gjitha dhe për çdo qytet tjetër. Duhet ti japë kohë kohës”, shtoi ai.

Gjatë intervistës ai theksoi edhe njëherë dëshirën për të qenë kandidat për kreun e Bashkisë Tiranë.

“Nëse kjo sfidë më kërkohet unë sfidën do e pranoja me shumë dëshirë dhe zell, me një vullnet për ta çuar drejt suksesit”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER