Ministrja Kushi: Në shkollat me turne ora mësimore zgjat 30 minuta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi për Euronews Albania se orët mësimore në shkollat që janë me turne do të jenë 30 minuta dhe jo 45 minuta.

“Në ato klasa, shkolla ku mësimi do të jetë me turne, ora mësimore do të jetë 30 minuta. Por, dua ta theksoj se ora e reduktuar kompensohet me numrin e reduktuar të nxënësve”, u shpreh ministrja.

Znj. Kushi theksoi se gjatë këtij viti shkollor do të ketë mësim me turne për shkak të situatës me pandeminë.

“Përsëri do të ketë mësim me dy turne, por është një mënyrë, një masë që do ta marrim për të mbrojtur shëndetin e nxënësve, mësuesve dhe komunitetit”, tha ajo.

Ministrja shtoi se edhe këtë vit shkollor të gjithë arsimtarët do të paguhen për orët shtesë.

Ajo përmendi edhe mësimin plotësues ku tha se ka një program për të dhe se shkollat kanë vepruar edhe në bazë të nevojave të tyre specifike.

Etiketimet

Varianti Omicron mund t’i rezistojë vaksinave, paralajmëron drejtori i Moderna

Vaksinat ekzistuese për COVID-19 ka të ngjarë të jenë shumë më pak efektive kundër variantit Omicron të virusit sesa variantet e mëparshme, ka paralajmëruar...

8 të dënuar në regjimin 41 bis, ministri Manja: Do futen të tjerë

Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE...

Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Udhëheqësi serb i presidencës trepalëshe i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune, duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës hedh poshtë kërcënimin për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER