Ish-ministri i Mbrojtjes: Do ishte një aventurë e ushtrisë serbe ndërhyrja në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni u shpreh për Euronews Albania se do të ishte një aventurë e forcave ushtarake serbe, zhvillimi i ndonjë operacioni në territorit e Kosovës.

Ai theksoi se Serbia është e vetëdijshme për fuqinë politike dhe ushtarake të NATO-s dhe KFOR-it.

“Beogradi, Serbia janë të vetëdijshëm për rolin e NATO-s, KFOR dhe nuk besoj që këtë mekanizëm të fuqishëm politiko-ushtarake ta sfidojnë”, u shpreh ai.

Ish-ministri theksoi se duhet të mbështeten njësitë speciale në veri të vendit.

Ndërsa sa i përket ngjarjeve të fundit në veri të vendit, ai nënvizoi se “ato veprime janë në adresë, në motivim të qytetarëve serbë në atë pjesë të Kosovës që të rezistojnë sa më shumë duke i mirëmbajtur ato barrikada”.

Ish-ministri the se liderët Rama-Kurti duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, ku bëhet fjalë për çështje që janë me interes të njëjtë.

“Të këtë bashkëpunim dhe bashkë-koordinim dhe qeveria të marrë mbështetjen nga fqinjët tanë, nga Shqipëria”, përfundoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:


Etiketimet

Ish-ministri Koka probleme me shëndetin, dërgohet në spital

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka i arrestuar për aferën e inceneratorëve është dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme me shëndetin. Koka i akuzuar nga...

11 vjet nga vrasja e 4 protestuesve, drejtësi s’ka

Si sot 11 vjet më parë, një protestë e organizuar kundër qeverisë së atëhershme të Sali Berishës, u kthye në demonstratë të dhunshme. Ziver Veizi,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER