Grisja e fletëve të votimit në Kuvend, Lindita Nikolla: U ndjeva keq, s’e prisja nga Açka

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha në një intervistë për Euronews Albania se ishte ndjerë jo mirë kur deputetët e Partisë Demokratike grisën fletët e votimit, aq më tepër kur e gjitha filloi nga një zonjë.

E para që grisi fletën e votimit për kryetaren e re të Kuvendit ishte Flutura Açka e cila më herët për “Mirëmëngjes” ka deklaruar se veprimi ishte kundër mazhorancës ilegjitime dhe jo kundër Nikollës si person.

Nikolla tregoi se kishte pritshmëri komplet ndryshe për të dhe figurën që ajo përfaqëson.

“U ndjeva jo mire, ligshtë do thosha, teksa shikoja kolegët e mi, zonja dhe zotërinj të zgjedhur nga populli për t’i përfaqësuar ata, në një skenë që nuk ishte etike. U ndjeva keq posaçërisht kur rasti e deshi për fat të keq që e para që e bënte këtë veprim të ishte një zonjë, Flutura Açka. Unë kisha pritshmëri krejt të tjera për çfarë ajo përfaqëson,” – u shpreh Lindita Nikolla.

Në intervistën për Euronews Albania deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka madje tregoi se kishte pasur ndrojtje para se të griste fletën e votimit sepse gjithmonë ka qenë në mbështetje të grave dhe pikërisht për këtë arsye nuk do donte të ndodhte ashtu.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER