Lindita Nikolla për Ramën: Debate të forta pavarësisht bashkëpunimit maksimal

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se me kryeministrin Rama pavarësisht bashkëpunimit maksimal kanë pasur dhe debate të forta.

Ajo u shpreh se për shumë nga reformat e sistemit arsimor nuk ka qenë dakord dhe ka pasur mospërputhje me Ramën.

“Vendimmarrja për të mbyllur universitetet ka qenë një debat i fortë në kuptimin sa do ishte numri i studentëve që do të prekeshin. Ishin mijëra student të regjistruar në ato universitete. Po kështu me tekstet e reja. Ka qenë një moment kur mendohej të futej vetëm një tekst në sistemin universitar, të mos kishim tre alternativa, por vetëm një tekst,” – tregoi Nikolla.

Ndërkohë sa i takon komisioneve parlamentare Nikolla sqaroi se do të zhvillohen online si sugjerim i Komitetit të Ekspertëve.

Sidoqoftë kryetarja e Kuvendit tha se çështja do të shihet në dinamikë dhe nuk është një vendim i prerë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER