Rektori i Universitetit Bujqësor: Gati të shtyjmë nisjen e vitit akademik me qëllim vaksinimin e studentëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku u shpreh për Euronews Albania se janë të gatshëm të shtyjnë nisjen vitit akademik, me qëllim që të vijohet me procesin e vaksinimit të studentëve.

Z. Sallaku deklaroi se ky universitet është i gatshëm që në javën e parë të mësimit apo edhe pak më gjatë t’ia dedikojë procesit të vaksinimit.

Rektori shtoi deri më tani rreth 20% e studentëve të këtij universiteti kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.

Sipas tij kjo është një shifër e ulët, por theksoi se janë të detyruar që të respektojnë vendimin e ministrisë për vijimin e procesit mësimor fizikisht me studentët e vaksinuar ose ata që do paraqesin një test negativ.

“Ne kemi një urdhër të shkruar të ministrisë në datë 28 shtator, ku sqarohet mënyra sesi do organizohet mësimi”, tha rektori.

Rektori nënvizoi se në klasa nuk do të lejohet të futet asnjë student i pavaksinuar dhe pedagogu do të këtë listën e studentëve që mund të marrin pjesë fizikisht.

Ai shtoi se nuk do të ketë mësim online, pasi është e pamundur nga pikëpamja e infrastrukturës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER