Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi fals anti-COVID në Shqipëri, një fenomen në rritje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh për Euronews Albania se vaksinimi fals anti-COVID në Shqipëri është një fenomen në rritje.

Epidemiologu sqaroi se ka persona që pa qene të vaksinuar marrin certifikatën e vaksinimit duke shkelur rregullat.

“Për ligjet e shtetit shqiptar ky është një krim”, u shpreh ai.

Euronews Albania do të interesohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me këtë pretendim.

Sa i përket vaksinimit të studentëve, mjeku theksoi se “na intereson të kemi një përqindje të lartë të popullsisë të imunizuar, por pa futur konflikt”.

“Nëse ne duam të bëjmë vaksinim për evituar infektimet, për të zbrazur spitalet, për të pasur sa më pak raste të rënda, atëherë koherenca do të donte që kjo duhet të fillonte nga moshat e mëdha. Edhe tek moshat e reja ne e kemi nisur nga universitetet, vendet e tjera e kanë nisur nga lokalet, udhëtimet. Arsimit është i fundit që preket”, theksoi z. Alimehmeti.

Ai shtoi se nuk kemi ende informacion sesa studentë janë vaksinuar deri më tani.

“Shumica e studentëve e kanë kaluar COVID. Një studim që u publikua në mujain korrik,  52% dolën pozitiv me anti-trupa. Kjo ishte para valës Delta”, tregoi mjeku, teksa shtoi se duhet të merret parasysh imuniteti natyror.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kur të marrim presidencën e BE-së do ju ndihmojmë me integrimin, thotë ambasadori çek

Jemi gati të ndihmojmë Shqipërinë drejt integrimit sapo të marrim presidencën e Këshillit të BE-së, u shpreh ambasadori i Çekisë në Tiranë, Jaroslav Ludva...

Helmimi nga plumbi, mjeku Alimehmeti: Fëmijët e moshës nga 0-5 vjeç më të rriskuar

Fëmijët e moshës nga 0-5 vjeç janë shumë të rriskuar për t’u helmuar nga plumbi, thotë mjeku Ilir Alimehmeti. Në studion e “Mirëmëngjes” ai tha...

Kukulla e ‘Squid Game’ në një park në Korenë e Jugut, tërheq vizitorë të shumtë

Fansat e serialit “Squid Game” po i drejtohen një parku në Korenë e Jugut për të parë kukullën e serialit në përmasa reale. Kukulla e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER