Bashkia ka shkelur kontratën me operatorët e transportit publik, thotë Qoshja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas Rixhin Qoshja tha për Euronews Albania se bashkia nuk i është përmbajtur kontratës që ka me operatorët e transportit publik.

Gazetarët e “Mirëmëngjes” sollën në vëmendje se bashkia dhe operatorët kanë një kontratë ku përcaktohet numri i autobusëve, intervalet se kur kalojnë në stacione, etj. Qoshja sqaroi se kjo kontratë nuk është shkelur vetëm nga operatorët.

Pika ku përshkruhet se bashkia duhet të ndërtojë infrastrukturën e nevojshme ku do të kalojnë urbanët, është shkelur nga Bashkia Tiranë, sipas tij.

“Minimumi është të krijosh rrugën dhe t’i kërkosh operatorit që të arrijë në orar, po kur nuk ka infrastrukturë ska si të vijë në orar. Ne gjobitemi për këtë,” – u shpreh Kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas.

Sipas tij është detyra e politikës që të eleminojë problemet e opertorëve të cilët janë në shërbim të njerëzve. Heqja e licencave nuk është zgjidhje për aq kohë sa do vijë një tjetër operator privat që do ketë po të njëjtat probleme.

Sa i takon përgjegjësisë morale ndaj njerëzve që nuk u lajmëruan për përgjysmimin e mjeteve që operojnë në transportin publik, Qoshja deklaroi se ata si shoqatë kanë dërguar shkresën te autoritetet përkatëse dhe është detyrë e tyre të njoftojnë qytetarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER