Ambasadori austriak: Në aspekt teknik, negociatat mund të hapen në çdo moment

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner deklaroi për Euronews Albania se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të nisin shumë shpejt.

“Në fillim të vitit të shkuar, Bullgaria, në një mënyrë deri diku të papritur, vendosi të bllokojë hapjen e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut, por unë sigurisht kam shpresë se ne do të mund të nisim negociatat me të dyja shtetet, sa më shpejt”, tha ambasadori.

Z. Steiner shtoi se në aspektin teknik, negociatat mund të hapen në çdo moment.

“Diçka që do të shtoja është se nga aspekti teknik, unë mendoj se ne mund të nisim negociatat në çdo ditë apo moment, sepse ato kanë të bëjnë me implementimin apo miratimin e legjislacionit shqiptar si dhe përshtatjes së tij ndaj legjislacionit të përbashkët ‘aqui communautaire’  të BE-së. Ky është një proces teknik, i cili mund të nisë që nesër apo në këtë moment”, përfundoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

8 të dënuar në regjimin 41 bis, ministri Manja: Do futen të tjerë

Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE...

Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Udhëheqësi serb i presidencës trepalëshe i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune, duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës hedh poshtë kërcënimin për...

Zviceranët mbështesin masat shtrënguese kundër COVID-19

Votuesit zviceranë kanë përkrahur masat qeveritare për luftim të pandemisë së coronavirusit, kanë treguar rezultatet preliminare të një referendumi. Më shumë se 60 për qind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER