Fëmijët nga 0-5 vjeç më të rrezikuar nga helmimi i plumbit, thotë mjeku Alimehmeti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fëmijët e moshës nga 0-5 vjeç janë shumë të rriskuar për t’u helmuar nga plumbi, thotë mjeku Ilir Alimehmeti.

Në studion e “Mirëmëngjes” ai tha se ka disa rrugë ku mund të biem në kontakt me plumbin si ushqimet, lodrat, uji. Mjeku përmendi edhe bojërat më të cilët luhen muret, ku ka se janë të rrezikshme nëse përmbajnë plumb.

Ai renditi edhe sëmundjet që mund të shkaktojë prania e tepërt e plumbit në trupin e fëmijëve dhe të rriturve.

“Kemi prapambetje mendore, probleme të sistemit nervor, vështirësi në përqendrim, problem të sjelljes”, tha ai, teksa shtoi mund të preken të gjitha organet dhe tek të rritur mund të shkaktohet infarkt në zemër.

Mjeku rekomandoi që duhet të rruhet higjiena në mënyrë që të mos biem në kontakt me plumbin.

Sakaq, ai këshilloi që të mos përdoret uji i nxehtë për gatim nga sistemi hidraulik, pasi rrezikohemi të helmohemi nga prania e plumbit.

Sipas mjekut duhet ta lemë që uji të rrjedhë pak minuta nga tubacionet dhe më pas mund ta përdorim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER