Rastet me COVID te fëmijët janë shtuar, mjekja rekomandon vaksinimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë kësaj stine qarkullojnë shumë viroza që prekin fëmijët, disa prej të cilave kanë simptoma të ngjashme me COVID-19.

Sipas mjekes Bruna Shiroka, virozat më të shpeshta që po qarkullojnë gjatë kësaj stine janë rrufa, gripi i stinës dhe sindroma duar e këmbë.

Mirëpo në shumë raste, simptomat e ngjashme me COVID-19 tregojnë pikërisht praninë e këtij virusi, pasi sipas mjekës, rastet e infektimeve me COVID tek fëmijët janë shtuar së fundmi.

Znj. Shiroka u shpreh për Euronews Albania se nëse më përpara paraqiteshin me COVID-19 kryesisht të rriturit, nga shtatori e këtej ka çdo ditë raste të të miturve.

“Kemi raste me format nga më të lehta, deri më të rënda. Kemi pasur një ecuri të mirë me përballimin, por raste ka çdo ditë”, tha mjekja.

Mjekja u shpreh se simptomat te fëmijët janë të ngjashme më simptomat e të rriturve. Në më të shumtën e rasteve fëmijët e kalojnë me temperaturë pak mbi normën që mban për disa ditë. Mirëpo ka edhe komplikacione më të rënda si temperaturë mbi 39 për një javë, kollë, dhimbje trupi e shumë djersë, ndoshta edhe me bllokim të frymëmarrjes, nëse virusi ka prekur edhe mushkërinë.

Prindërit janë skeptikë për vaksinimin e fëmijëve, por sipas mjekës nuk kanë pse të shqetësohen pasi vaksina ka vetëm efekte pozitive.

“Fëmijët duhet të vaksinohen, ashtu sikur ndodhi me vaksinën për të rriturit. E pamë që nuk dha efekte anësore, i pamë benefitet në ruajtjen e shëndetin si për të mos u infektuar si për ta kaluar më lehtë”, u shpreh znj. Shiroka.

Me gjithë skepticizmin, mjekja tha se ka shumë prindër që i vaksinojnë fëmijët e tyre.

Euronews Albania është interesuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë të dhëna sa më të sakta lidhur me COVID-19 te fëmijët dhe situatën e virozave në vend për këtë grupmoshë dhe ky artikull do të përditësohet për të pasqyruar përgjigjen e kësaj ministrie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Komiteti Teknik për COVID: 10 herë më shumë infektime tek të pavaksinuarit

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino tha se nga analizat në të gjithë vendin rezulton se infektimi është 10 herë më i...

Sebastian Kurz tërhiqet nga politika, hetohet për korrupsion

Sebastian Kurz, i cili në tetor dha dorëheqjen nga posti i kancelarit të Austrisë pasi u vu nën hetim për korrupsion, largohet nga politika. Kurz...

SPAK kërkon burg përjetë për të akuzuarit e masakrës së Lushnjës (Foto ekskluzive e Orges Bilbilit nga burgu)

SPAK ka kërkuar burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, dy persona te akuzuar për masakrën e Lushnjës në vitin 2017. Prokurorja e SPAK...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER