Që nga fillimi i muajit janar janë vendosur 1500 masa administrative nga Policia Rrugore për shoferët që lëvizin në korsitë e dedikuara për mjetet e emergjencës në kryeqytet.
Kjo shifër u dha nga specialisti i menaxhimit të trafikut urban në Policinë Rrugore, Gerhard Baka në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Ndërkohë, Shef i Sektorit të Qarkullimit në Policinë Bashkiake, Gentian Vocaj tha se do të vijojnë masat administrative ndaj të të gjithë atyre që bllokojnë rrugët.
Sipas tij, kalimi i këmbësorëve në rrugë dhe parkimi dysh janë dy nga problematikat kryesore që shkaktojë trafik në kryeqytet.
“Problematikat që vë më shumë Policia Bashkiake është kalimi i rrugës nga këmbësorët dhe parkimi dysh dhe furnizimi i dyqaneve vend e pa vend. Parkimi dysh, një nga pikat kryesore që shkakton trafik dhe bllokon rrugë”, u shpreh ai.
“Drejtuesit e mjeteve të zbatojnë sinjalistikën rrugore se në të kundërt do merren masa. Gjoba për një betoniere është deri në 10 mijë lekë të reja”, shtoi z. Vocaj.