Berisha: Nëse PD më përjashton do të bëj gjithçka për ta rikthyer partinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I pyetur nga Erla Mëhilli se si do të vepronte nëse PD do të vendoste për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, Berisha deklaroi se do të bënte gjithçka për të rikthyer Partinë Demokratike në vlerat e saj themeltare, nëse kjo parti do të fillonte të kishte qëndrime joparimore.

“Nëse PD apo kushdo tjetër do ndërmerrte një vendim aparimor, Sali Berisha do bënte gjithcka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve. Asnjë lloj kufizimi nuk mund të kem unë në kuadrin ligjor kushtetues për rikthimin e PD në vlerat për të cilat është reformuar”, tha Sali Berisha.

Ish-kryeministri mohoi pretendimet se ka drejtuar në një farë mënyre Partinë Demokratike gjatë këtyre viteve, por pranoi se ka një influencë fuqishme.

Këtë influencë ai e lidhi me angazhimin e tij në lidhje me denoncimin e padrejtësive, ku tha se ka “denoncuar më shumë se kushdo tjetër korrupsionin dhe krimin e organizuar, kur të tjerët kanë frikë të përmendin emra”.

Etiketimet

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. Më...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER